E Diel, 1 Nëntor 2026

Red Bull Toe 2 Toe

Finalja e kampionatit të futbollit me një portë, Red Bull Toe 2 Toe, është mbajtur në Prishtinë, pranë Qytezës Studentore paraditen me diell të datës 18 Tetor.

Pas 4 etapave kualifikuese në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, ku u regjistruan dhe konkurruan rreth 100 të rinj të apasionuar pas futbollit,31 vjeçari nga Prishtina Hivzi Ahmeti është shpallur kampion për Kosovën i Red Bull Toe 2 Toe.

Futbolli me një portë, traditë e hershme e këtij sporti, u rikujtoi pjesëmarrësve fëmijërinë e tyre, duke i çuar ata pas në kohët e ndeshjeve të futbollit me shokë e miq, në kohën kur topi ishte argëtimi kryesor për të gjithë. Paralelisht ky kampionat po zhvillohet në shumë shtete të ndryshme të botës.

Rregullat e lojës në kampionatin Red Bull Toe 2 Toe ishin mjaft të thjeshta dhe të njohur angakonkurrentët:

•Loja zhvillohej mes 2 konkurrentësh

•Deri në 3 gola ose 3 minuta

•me një portier neutral

•pa goditje anësore

•pa goditje nga këndi

Përsa i përket gabimeve dhe sanksioneve, në këtë lojë u aplikuan rregullat ndërkombëtare të futbollit, ku arbitri jepte vendimin përfundimtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›