Interi mund Katanian i afrohet kreut
Inter i është afruar kreut në Serinë A pas fitores 2-0 ndaj Katanias në javën e 8-të të kampionatit italian. Skuadra zikaltër e shfrytëzoi siç duhet faktorin fushë, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë loje. Fillimisht realizoi Antonio Kasano kur kishte kaluar thuajse gjysmë ore lojë dhe pas avantazhit 1-0, vendasit larguan disi presionin.
Goli i dytë erdhi vonë, vetëm 5 minuta para fundit të ndeshjes dhe autor i golit ishte sulmuesi Palasio, që realizoi në një mënyrë vërtet shumë të bukur.
Interi është tani në kuotën e 18 pikëve, 4 pikë më pak sesa Juventus që kryeson dhe vetëm 1 pikë më poshtë sesa Napoli i vendit të dytë. Po 18 pikë ka edhe Lacio që fitoi dje 3-2 ndaj Milanit.
Në ndeshjet e tjera, Udineze fitoi 1-0 ndaj Peskarës, Parma mundi 2-1 Sampdorian, Atalanta u tregua më e fortë sesa Siena duke fituar 2-1 dhe Kaljari fitoi 1-0 ndaj Bolonjës.
Dy ndeshje u mbyllën në barazim, Kievo-Fiorentina që doli 1-1 dhe Palermo-Torino që nuk pati gola, pra përfundoi 0-0.