Kongresi, Rama: 1 Maji dita e betejës demokratike
TIRANë- “Opozita dhe populli do ti japin jetë një manifestimi të madh më 30 Prill dhe 1 Maji do të gdhihet si një betejë qytetare për ndalimin e krimit ekonomik dhe elektoral”, kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në kongresin e jashtëzakonshëm të PS.
Përpara 1500 delegatëve të ardhur nga i gjithë vendi, kryesocialisti u shpreh krenar për betejën dinjitoze që synon të mos e lerë të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve peng të pushtetit aktual. Rama në fjalimin e tij akuzoi me tone të ashpra kryeministrin Sali Berisha, si dhunues të votës e fjalës së lirë, i cili po mban të kycur armën e korruptimit të zgjedhjeve, në kutitë e mbyllura, nga e cila buron edhe kriza ekonomike.
“Pa u cliruar zgjedhjet, aty ku buron demokracia, ku burojnë liritë dhe të drejtat në demokraci, tek kutitë e votimit cdo zgjedhje e lirë në jetën e cdo njeriu do të bëhet përditë e më e vështirë, përditë e më e kushtueshme, përditë e më e pamundur përballë drurit të shtetit dhe ryshfetit të partisë shtet. Ja pse kjo është një betejë që i bën nder PS dhe të gjitha forcave dhe njerëzve të bashkuar, në mbrojtje të lirisë e dinjitetit njerëzor të cdo qytetari, që në 30 Prill do ti japin jetë manifestimit të madh të protestës për clirimin e zgjedhjeve dhe 1 Majin do ta gdhinë si një ditë beteje qytetare për ndalimin e rrënimit ekonomik. Do ta kthejmë 1 Majin në ditën e një beteje demokratike në rrugë kundër pushtetit të papunësisë dhe varfërimit të përditshëm të shqiptarëve dhe nuk do të ndalemi deri në largimin e qeverisë, në rast se qeveria nuk do të largojë publikisht duart nga kutitë ku mban mbyllur zgjedhjet” – deklaroi Rama.
Duke folur për liberalizimin e vizave, Rama theksoi se opozita kërkon me doemos që shqiptarëve tu hiqen vizat para verës, ndërsa u shpreh se socialistët nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë pengesë për integrimin e vendit.
“Janë dëshmitarë të gjithë në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, se ne e kemi kërkuar pa pushim, në Tiranë, Strasburg e Bruksel mbështetjen për heqjen e vizave pavarësisht kusureve të pambulueshme të kësaj qeverie pykash. Lëvizja e lirë e shqiptarëve nuk duhet të varet nga asnjë problem që Shqipëria sot ka për shkak të qeverisjes. Europa e askush tjetër nuk do ti lërë shqiptarët përsëri pas derës për faj të Sali Berishës. Shqiptarët duhet të lëvizin pa viza përpara se të mbyllet ky 6-mujor dhe vera e ardhshme duhet ti gjejë pa kufij, njëlloj si të gjithë të tjerët” – nënvizoi Rama.
Ndër të tjera shefi i selisë rozë përshëndeti rikthimin në PS, të disa politikanëve si Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Mustafa Muci e Fatos Klosi, që refuzuan sipas Ramës ftesën për përfshirje në punët e qeverisë së pykave.Kishin konfirmuar pjesëmarrjen në këtë kongres edhe disa personalitete të socialistëve europianë, por nuk mundën të ishin të pranishëm për shkak të hirit vullkanik të Islandës, duke bërë që shumë aeroporte të anullojnë fluturimet.
(m.a/News24/BalkanWeb)