E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët në Thumanë: Flemë në koasollet e bagëtive

THUMANë- Shembja e shtëpive nga ana e fadromave të policisë për arësyen e zgjerimit të autostradës Krujë-Milot ka sjellë një situatë të rënduar për 150 banorë në Thumanë, të cilët prej 2 netësh jetojnë në kushte skandaloze.

Tashmë këta banorë janë të detyruar të rinë nëpër cadra të vogla, ndërkohë që mund të ketë familje me 10 pjestarë, të cilët në të tilla kushte detyrohen të rrinë nëpër kasolet e bagëtive, duke u rrezikuar kështu nga infeksione të ndryshme.

Pronarët e banesave fillimisht u shprehën tërësisht të pakënaqur me vlerën e dëmshpërblimit si dhe do të dërgonin cështjen në gjykatë. Por 2 ditë mbas prishjes së shtëpive tashmë lufta e tyre është përqëndruar në përballimin e jetesës, pasi kushtet kanë bërë që fëmijët e tyre, të moshuarit, të sëmuren dhe të kenë nevojë imediate për shërbim.

Deri më tani banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga qeveria dhe kjo ka vështirësuar edhe më tepër gjendjen e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›