Hiri vullkanik, Barcelona me autobus për në Milano
MILANO- Kaosi i krijuar me fluturimet e avionëve për shkak të hirit vullkanik të shpërndarë nga Islanda në gjithë Evropën, e kanë detyruar skuadrën e Barcelonës që të udhëtojë me autobus drejt Milanos. Të martën, spanjollët do të ndeshen me Interin në gjysmëfinale të Champions League dhe menjëherë pas stërvitjes së të dielës, në orën 14.45, ata janë nisur për në Itali.
Etapa e parë e udhëtimit është nga Barcelona në Kanë prej 634 kilometrash, ndërsa e dyta nga qyteti francez në Milano, për 351 km. “Nuk kishim zgjedhje tjetër, pasi fluturimet në Evropë janë mbyllur të gjitha, - deklaroi mesfushori Serxhi Buskets. – Do të mundohemi të bëjmë një udhëtim sa më pak të lodhshëm”, u shpreh më tej ai. Tashmë do të shihet nëse 1 mijë kilometrat e përshkruara me autobus do të ndikojnë apo jo në paraqitjen e Barcelonës në “San Siro”. UEFA nuk ka pranuar në asnjë mënyrë të shtyjë ndeshjen, kështu që klubi spanjoll u detyrua të gjejë një zgjidhje alternative. Si aeroporti i Barcelonës, ashtue dhe ai i Milanos, kanë qenë të mbyllura për shkak të hirit vullkanik. UEFA bëri edhe një njoftim zyrtar, ku sqaroi të gjithë tifozët se gjysmëfinalet e Champions League Inter-Barcelona dhe Lion-Bajern do të luhen rregullisht, sipas programit, të martën dhe të mërkurën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)