Roma fiton derbin dhe rimerr kreun e Serisë A
ROME- Roma triumfoi 2-1 në derbin kundër Lacios, që ishte një nga ndeshjet më decizive të kësaj skuadre në rrugën drejt titullit kampion. Të gjendur në disavantazh shumë shpejt, verdhekuqtë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë falë dy golave të Mirko Vuçiniç. Në fakt, kishte 8 vjet që Roma nuk fitonte dy derbi brenda një sezoni, por e kanë bërë këtë sot, në një ndeshje tepër nervoze. Sfida nuk ka pasur aspak bukuri brenda, por emocionet kanë qenë të pranishme deri në fishkëllimën finale të arbitrit Taljavento. Një nga fajtorët e disfatës së skuadrës bardhekaltër ishte padyshim sulmuesi Serxhio Flokari, që në fillimin e pjesës së dytë humbi një penallti që mund t’i kishte dhënë triumfin skuadrës së tij. Ndërkohë, një notë të veçantë meriton edhe Klaudio Ranieri, që në pjesën e dytë pati guximin të largonte nga fusha e lojës dy idhujt e tifozerisë romane, Toti e De Rosi, një lëvizje që më pas rezultoi decizive. Me fitoren e djeshme, Roma rimerr kreun e renditjes në Serinë A, kur duhen edhe 4 ndeshje nga përfundimi. Gjithsesi, skuadra e Ranierit tashmë e kaloi më të keqen.
Ndeshja
Takimi i sotëm nisi në mënyrën më të mirë për Lacion. Pas vetëm çerek ore lojë, Tomazi Roki i shpëton pozicionit jashtë loje dhe vetëm me Zhulio Serxhon, kalon bardhekaltërit në avantazh. Delir në tifozerinë laciale, që kishte 3/4 e stadiumit në dispozicion. Në pjesën e parë Roma nuk duket aspak dhe nervat e Totit e tregojnë më së miri këtë. Edi Reja pati hedhur në fushë një Lacio tepër të mbledhur, që nuk u ka lejuar hapësira verdhekuqve. Toni gjente gjithnjë dy lojtarë pranë, që nuk e lejonin të ulte topa për shokët e skuadrës, ndërsa De Rosi e Toti kanë qenë në një ditë “jo”. Në 5 minutat e para të pjesës së dytë, derbi ndryshon tërësisht. Pas vetëm 2 minutash, Kolarov shmang Tadein dhe rrëzohet nga Kaseti, duke marrë një penallti. Por, Zhulio Serxho tregohet i saktë, duke pritur gjuajtjen paksa prej amatori të Flokarit. Roma zgjohet dhe vetëm 5 minuta më pas, është Tadei që ndalet në mënyrë të gabuar në zonë nga Kolarov. Sërish penallti për Taljaventon. Nga pika e bardhë Mirko Vuçiniç nuk fal, duke barazuar shifrat. Më pas, Roma dominon në fushë dhe në minutën e 63-të merr një faull në hyrje të zonës. Vuçiniç godet me tërë fuqinë dhe Muslera nuk arrin të ndalojë topin, që ishte në qendër të portës. 2-1 për Romën dhe tifozeria verdhekuqe është në festë. Por, Lacio nuk u dorëzua, megjithëse në minutën e fundit mbeti me 10 vetë pas kartonit të kuq të Ledezmës, që duartrokiti arbitrin.
Problemet
Nuk mund t’u shpëtonte problemeve derbi mes Lacios dhe Romës, një nga më të zjarrtit në Evropë. Tifozeria laciale këtë herë ka qenë protagoniste e disa episodeve negative që një orë para ndeshjes, por për fat, asgjë e rëndë. Në fund megjithatë nuk kanë munguar edhe përplasjet mes futbollistëve. Livshtajner e Zhulio Serxho për pak kanë bërë boks në fushë, ndërsa në atë rrëmujë u futën edhe lojtarët e tjerë. Më pas, festa ishte e gjitha verdhekuqe. Lojtarët e Romës kanë shkuar të festojnë pas portës, aty ku ndodheshin tifozët e saj, të gjithë në delir.
SERIA A
Inter-Juventus 2-0
Kievo-Livorno 2-0
Udineze-Bolonja 1-1
Atalanta-Fiore 2-1
Parma-Xhenoa 2-3
Sampdoria-Milan 2-1
Bari-Napoli 1-2
Kaljari-Palermo 2-2
Katania-Siena 2-2
Lacio-Roma 1-2
RENDITJA
Roma 71
Inter 70
Milan 64
Sampdoria 57
Palermo 55
Napoli 52
Juventus 51
Xhenoa 48
Parma 46
Fiorentina 46
Bari 46
Kievo 41
Kaljari 41
Katania 40
Udineze 39
Lacio 37
Bolonja 36
Atalanta 34
Siena 30
Livorno 26
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)