E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjegulla, vështirësi qarkullimi në Llogara

VLORë- Në orën 20:30 të mbrëmjes së sotme një mjegull e dendur ka bllokuar qafën e Llogarasë duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin e mjeteve në këtë zonë.

Policia rrugore bën të ditur se qarkullimi në Llogara në këto momente është shumë i rrezikshëm, pasi nga mjegulla nuk mund të shohësh asgjë.

Po sipas burimeve të policisë, vështirësia rritet po të kesh parasysh mungesën e sinjalistikës në këtë pjesë të Llogarasë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›