E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri vullkanik, Tirana anulon disa fluturime

TIRANE- Anulohen fluturime të tjera nga Rinasi
Shkon në 15 numri i destinacioneve ku anullohen fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Përmes një njoftimi për mediat, Aeroporti Nënë Tereza njofton se gjatë ditës së shtunë janë anuluar fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Genova, Torino dhe Prishtinë, për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë. Fluturimet janë anulluar deri në një njoftim të dytë.

Ndërkaq mësohet se fluturimet e planifikuara për në Romë, Athinë, Bari, Stamboll kanë operuar normalisht.

Hiri vullkanik, koas ne trafikun ajror
Kaosi i trafikut ajror për shkak të reve të hirit vullkanik i prodhuar nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës i cili ka përfshirë gati gjysmën e Europës, ka prekur dhe Shqipërinë, e gjithë gadishullin ballkanik. Organizata evropiane për sigurinë e trafikut ajror Eurocontrol ka bërë të ditur se bllokimet e trafikut ajror vazhdojnë edhe sot në një pjesë të madhe të kontinentit evropian.

Janë anulluar 16 mijë fluturime nga 22 mijë që ishin parashikuar në Europë. Organizata Europiane për sigurinë dhe transportin ajror Eurokontrol deklaroi se efektet e reve të hirit nga Islanda do të jenë të pranishme për të paktën edhe 24 orët e ardhshme, cka do të pengojë fluturimet në pjesën më të madhe të Europës Qëndrore dhe Veriore.

Zyrtarë nga aeroporti “Nënë Teraza” në kryeqytet bëjnë të ditur se sërish sot janë anuluar fluturimet drejt Vjenes ne Austri, Budapestit ne Hungari, aeroportit te Londres ne Britani aeroportit te Mynihut, Shtutgardit e Frankfurtin ne Gjermani, dhe Milanos, Bolonjes e Trevizos ne Itali. Ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve, si edhe në rastet kur kalojnë tranzit përmes tyre, do të jenë të detyruar të presin njoftime të tjera.

Edhe gjatë ditës së djeshme disa fluturime ishin pezulluar për shkak të resë së hirit që ka mbuluar thuajse gjithë qiellin Europian.Nuk jane anuluar fluturimet ne Bari dhe Rome te Italise.

Bllokimi i trafikut ajror ne Europe
Në Gjermani mbyllja e hapësirës ajrore gjermane do të vazhdojë për të paktën deri sot në orën 12:00.Të 16-të aeroportet ndërkombëtare të Gjermanisë do të qëndrojnë të mbyllur për trafikun ajror gjashtë orë më tepër nga sa ishte parashikuar.

Në Austri - Autoriteti austriak i kontrollit ajror ''Austro Control' njoftoi se hapësira ajrore austriake do të qëndrojë e mbyllur deri në orën 18:00 GMT të ditës së sotme. Në vendet baltike hapësira ajrore e mbyllur.Në Belgjikë hapësira ajrore e mbyllur deri të shtunën në orën 18:00 GMT. Bullgari: Aroporti i kryeqytetit Sofje anuloi të gjitha fluturimet e parashikuara për të premten.Danimarkë: hapësira ajrore e mbyllur deri të shtunën në orën 14:00 (12:00 GMT).
Finlandë : Anulimi i fluturimeve do të vazhdojë deri të dielën në orën 12:00 GMT.Francë: Të tre aeroportet e Parisit, Roissy, Orly dhe Bourget si dhe 11 aeroporte të tjerë të Francës do të qëndrojnë të mbyllur deri në orën 14:00 (12:00GMT) të ditës së sotme, ndërsa 12 aeroporte të tjerë janë parashikuar të mbyllen nga dje në mbrëmje deri sot.Britani e Madhe: Londra do të vazhdojë t'i mbajë mbyllur pjesën më të madhe të hapësirës së saj ajrore deri sot në orën 18:00 GMT dhe vendosi përsëri kufizime ajrore në Skoci, njoftuan shërbimet britanike të kontrollit ajror (NATS)."Parashikimet aktuale tregojnë se situata po keqësohet për të gjithë ditën e sotme", shtoi NATS.Hungari : Hapësira ajrore e mbyllur duke filluar nga ora 17:00 GMT.
Vala e pezullimeve dhe reduktimeve të fluturimeve ajrore ka përfshirë dhe vendet fqinje, Greqinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.
(s.g/e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›