E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri vullkanik, presidenti Obama anulon vizitën në Varshavë

NEW YORK- Hiri vullkanik anulon edhe pjesëmarrjen e Presidentit amerikan Obama në ceremoninë mortore në nder të presidentit polak Lech Kaczynski. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i cili theksoi se SHBA do të përfaqësohen në ceremoni nga ambasadori amerikan në Poloni.
Presidenti Obama duhet të nisej sot me Air Force One nga aeroporti presidencial, por reja vullkanike që ka mbuluar Europën ka bërë të pamundur nisjen e tij.

"Michelle dhe unë do të vazhdojmë të mbajmë në mendje dhe në lutjet tona popullin polak” u shpreh presidenti Obama në një mesazh drejtuar popullit polak.

Kompanitë ajrore amerikane kanë anuluar sot pjesën më të madhe të udhëtimeve që përshkonin hapsirën europiane ajrore për shkak të hirit vullkanik.
Nga 337 fluturime nga SHBA drejt Europës janë anuluar 282.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›