E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Qeveria e ka humbur besimin e popullit

PRISHTINE- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se paralajmërimet për ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar bëhen për mbijetesë të qeverisë e jo për përmirësimin e punës së saj.

Ramush Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës ka dështuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe se e ka humbur besimin e popullit.

Sipas tij, ndryshimet e reja nuk do të sjellin ndryshime në cilësinë e jetës së qytetarëve, por bëhen për të ruajtur pajtueshmëri brenda koalicionit.

Haradinaj gjithashtu e kritikoi qeverinë për mos transparencë gjatë dhënies së tenderit kompanisë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës në pjesën që i takon Kosovës.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›