E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri vullkanik, mbyllen aeroportet në Spanjë


Reja e hirit e shkaktuar nga aktivizimi i vullkanit islandez ka detyruar autoritetet spanjolle të mbyllin shtatë aeroporte mëngjesin e së martës. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, të cilat saktësojnë se ndër aeroportet e mbyllura janë ato të Sevilies, Jerezit, Badajozit, etj. Gjithashtu, janë mbyllur edhe aeroportet në ishujt Tenerife, Palma dhe La Gomera. Autoritetet spanjolle kanë saktësuar se ende nuk dihet se kur do të rinisë puna në aeroporte. Kështu reja e hirit vullkanik vazhdon të krijojë probleme në hapësirën europiane, që gjenerojnë nga vullkani islandez Eyjafjoll.
Por pavarësisht kësaj situate, duket se lajme pozitive vijnë nga Islanda, ku një gjeolog i universitetit të Reykjavik, ka deklaruar se vullkani po prodhon hi dhe pluhur vullkanik, tetë herë më pak se ditët e mëparshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›