Hiri vullkanik, mbyllen disa aeroporte në Britaninë e Madhe
Hapësira ajrore në veri të Britanisë së Madhe do të mbyllet për disa orë, si pasojë e resë së pluhurit vullkanik , të shkaktuar nga aktivizimi i kohëve më parë i vullkanit islandez. Por ndërkaq raportohet se aeroportet e Londrëa, do të qëndrojnë të hapura, saktësojnë autorietet. Kështu, reja e pluhurit të vullkanit islandez, po shkakton sërish probleme në Britaninë e Madhe. Aeroportet irlandeze të Dublinit dhe Shanoni janë mbyllur pas mesditës për shkak të rrezikut që mund të kërcënojë avionët që ngrihen në fluturim. Ndërkohë edhe Enti për Fluturimin Civil britanik njofton se gjatë orëve të ardhshme mund të mbyllen shumë aeroporte në të gjithë ishullin. Ndërkaq aeroportet në angli, në East Midlands, Manchester, Liverpool, Doncaster, Humberside dhe Carlisle, dp të përfshihen nga kjo situatë dhe sipas autoritetit të aviacionit civil, në to, nuk do të krhyen fluturime. të prekura janë githashtu edhe aeroportet në irlandën e veriut, në Prestëick në afërsi të Glasgoë-ut, ato në ishujt skocezë dhe në Isle of Man, janë gjithashtu të prekura. aeroportet e Londrës nuk janë përfshirë në zonën e ndalimit të fluturimeve ndërsa i hapur është edhe aeroporti i dublinit. Disa nga avionët kanë devijuar udhëtimet për në zona të tjera të republikës irlandeze.