E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, qindra mijëra pelegrinë e mbështesin Papën

Më se 150 mijë pelegrinë janë mbledhur sot në Vatikan për të treguar mbështetje për Papën Benedikti i 16-të, i cili po ballafaqohet me kritika lidhur me përgjigjjen e tij ndaj skandalit në rritje me pedofilinë e priftërinjëve të Kishës Katolike.

Masa mbante mbishkrime "Së bashku me Papën" dhe "Shenjtëria e Juaj, ju nuk jeni vetëm, e gjithë Kisha është me ju".

Komentet e sotme të Papës ishin të ngjashme me ato që ai i bëri javën e kaluar, kur këtij problemi iu referua si diçka që vjen brenda në Kishë.

"As anëtarët e Kishës nuk janë imunë" nga mëkati, u tha pelegrinëve, Papa Benedikti i 16-të

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›