Ballsh, vetëhelmohet 20-vjeçari me fotoksinë

Pacien në spital, foto arkiv
Një 20-vjeçar është vetëhelmuar me fotoksinë në qytetin e Ballshit. Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila bëri me dije se është informuar nga spitali se ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasi Erjon Duraj, 20 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë uniformat blu, të cilat kanë kryer verifikimet e duhura, nga të cilat ka rezultuar se ky shtetas është vetëhelmuar me fotoksinë dhe po merr mjekimin e duhur nga bluzat e bardha.
Ndërkaq nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të riun në ndërmarrjen e këtij akti. /E.L/