E Diel, 1 Nëntor 2026

Histori familjare nga Athina

Autori i Lajmit: Nga Jakup Gjoça/ Athinë
Mysafirë kishim këtë darkë prindërit e shoqërisë të fëmijës.
Natyrisht, gratë – si më të shqetësuara, bashkëbisedonin me njera- tjetrën për rrjetin shoqëror të fëmijëve.Ndërsa ne, burrat - për të peshuar seriozitetin tonë burrëror - bënim sikur nuk na interesonte fare muhabeti i grave, por ama dëgjonim me veshë përpjetë.
- E di, që prindërit e .....( nuk mund të përdor asnjë emër- vetkuptohet) u ndanë?- informon gruaja ime mysafiren?
- Kur, mo?
- Tani. Pyeta fëmijën, përse?- por nuk do të më thotë asnjë hollësi. Dhe tani punon fëmija, edhe pse në lice, që të nxjerrë ndonjë evro.
- Ku punon?
- Mëson fëmijën e asaj shqiptares që shet te dyqani këtu. U iku babai, e i la vajzat vetëm me gruan.
- Po edhe prindërit e .... të ndarë janë. Korba! Ruaj fëmijën, e mos e lë të bëj shoqëri me të tillë. Do na prishen fare.
- Ne i prishim fëmijët. Që i lëmë rrugës.Që prishim familjen e nuk pyesim për fëmijë fare.
- Çu bë dynjaja lëmsh .- shpreh çudinë mysafirja.- Edhe ....( tha emrin), nipi im, vajti në Shqipëri dhe u martua me një vajzë , të pamartuar ndonjëherë.
- -Cili?
- Atë që la gruaja këtu.
- Sa gjynja!- shpreh gruaja.- Shikoja motrën tënde, çdo mbasdite që priste nipin e saj para shkollës, ta takonte.
- Vetëm atje e shikonte gjyshja nipin, se nuk ua linte fare ish-nusja ta takonin.
- Po përse u iku nusja?- pyeta unë, për të nxitur kureshtjen- jo se u merakosa.
- Njohu veten këtu ajo. Punonte nipi tërë ditën e tërë javën, i mbushte xhepin asaj me evro. Po ajo donte qejfin e saj. Dhe bleu edhe motor ( motopodhilato ), gjeti edhe një punë vetë , dhe i iku fare pastaj.
- Është rimartuar?
- Jo, po ka gjetur një dashnor.
- Edhe ....u ndanë. Burri i iku, i mori fëmijët .
- Cila? Ajo që e gjeti burrin në shtëpi me tjetrën?
- Thonë që tjetra tani është edhe shtatzënë
- Ua?! Po fëmijët e tyre janë burra?!
- Po nuk di ti ë të madhen. Kushëriri i parë i burrit, ka djalin 22 vjeç e tjetrin 20 vjeç, la gruan dhe iku me një tjetër të pamartuar.
- Cili, moj?
- E ka edhe nga fshati burri yt.( unë, domethënë). Kishte me të lidhje nja katër-pesë vjet, e tani iku fare nga shtëpia.
- Çthua? Po gruaja e tij nuk dinte gjë?- pyeti gruaja e habitur, se kujtonte se burri do ti mburrej çdo darkë gruas që kishte ....dashnore.
- Ajo , tjetra që iku me të kushëriri i burrit ( e llafoste për të marrë “hakun” e nipit të saj që i iku gruaja ) , ka nxjerrë edhe një libër ku shkruan gjithë ato që bënte me kushëririn e burrit.
- U llafosa duke pritur autobuzin me një grua nga anët tuaja. Motra e saj , që ka qenë në Universitet edhe me burrrin tim , është e ndarë e jeton këtu ( në Athinë) me dy vajza. E ndau burrin, se ai shkonte me të tjera. Ishburri i saj- më deftonte motra e saj- ka ndarë edhe dy të tjera , me të cilat ka nga një fëmijë. Njëra i mori edhe djalin, e i iku në Itali të vëllezërit.
- Bo bo, çbëhet?! U bëmë edhe ne , si këta grekët. Që ndahen e martohen nga 100 herë.....
- Fqinji ynë, që ishte nga ... kishte vajzën e madhe që iu martua me dashuri që 15 vjeçe. Tani , që fëmija e saj është 7 vjeç , e la burrin. –Nuk je i bukur- i tha , dhe e ndau fare.
Asaj i duket vetja e bukur shumë. I bleu edhe makinë burri, e ajo i mori makinën dhe e la fare. Ta shikosh, si vishet e si kapardiset në makinë?!
E shikoj atë të shkretë, që e takon djalin sa herë ai del nga shkolla, dhe i jep gjera . Sa gjyna?!E ai, goxha burrë. Apo nuk është punëtor? Po , nuk është i bukur sa ajo....
-Çna bëri kurbeti, çna bëri. Na prishi të gjithëve familjen...
-Vetëm ai ....( i njohuri i përbashkët ) nuk e ndau gruan. Ajo hapur e kishte me pronarin.
-Po , ai , moj. Çudi?! Kaq i pagjakë?
-Po, mirë e ka ai. Gruaja i sjell evrotë në shtëpi, e ai pse të punojë. I mungon gjë? Të gjitha i ka në shtëpi...
Në familjet tona ( në ato që akoma i bashkërezistojnë NDARJES ) është e përditshme tema e prishjes të familjeve. Dhe me dhjetëra janë “shembëlltirat”, të njohurit, të afërmit, fqinjët që një çast kohor na befasojnë me ...ndarjen e tyre.
Askush nuk bëhet më “merak” për askënd, për ndonjë “tradhti” bashkëshortore. As burri më për gruan. Dhe as gruaja më për burrin. Sejcili përpiqet që të largojë nga vetvetja, të keqën më të madhe.
Braktisjen e familjes. Braktisjen e fëmijëve....
Po të shikosh në rrugët e Athinës, në pazaret e pornisë, shumica e femrave (fatëkeqësisht për ne) janë shqiptare. Me vështirësi mund të gjesh ndonjë femër greke... E ndërsa në Shqipëri ....shtëpitë publike janë të ndaluara me ligj....
Ai muri që na ndante ne shqiptarëve nga bota evropiane, familja ka kohë që është rrëzuar. Shqiptarët ishin nga të vetmit popuj në Evropë që kishin familjen dhe shifrat e ndarjes, të prishjes së familjes ishin të papërfillshme në krahasim me Evropën.
I vetmi mur tashmë që ndan fizikisht me Evropën është ....viza. Nuk kemi më “familje shqiptare”? Jemi katandisur në familje “evropiane”...

jakupgjoca@hotmail.com

Ky lajm është publikuar: 16/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›