Konferenca për vizat Fajon: “PE e shqetësuar për bojkotin e opozitës”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Mungesa e opozitës në Parlament është kthyer në një shqetësim serioz për eurodeputetët. Ky fakt është theksuar edhe dje nga eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila ndodhet për një vizitë në vendin tonë. Gjatë konferencës “Regjimi pa viza për Shqipërinë – hapat e fundit”, të organizuar dje nga Ministria e Jashtme, Lëvizja Evropiane për Stabilitet dhe Lëvizja Evropiane e Shqipërisë, eurodeputetja sllovene theksoi nevojën e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës dhe praninë e socialistëve në Kuvend. Më tej Fajon ka pohuar se nuk dëshiron që Shqipëria të humbasë kohë për një regjim pa viza, duke shprehur mbështetjen politike të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.
Deklarata
“Shqipëria nuk është më e izoluar. Ne jemi të shqetësuar për mungesën e dialogut midis opozitës dhe mazhorancës në Parlament. Jemi të shqetësuar për bojkotin e opozitës”, theksoi Fajon. Më tej ajo pohoi se Shqipëria duhet të plotësojë kriteret që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave në mënyrë që në mesin e vitit 2010 qytetarët shqiptarë të lëvizin pa viza. Deputetja që i ka kërkuar Parlamentit Evropian të mos lërë Shqipërinë dhe Bosnjën prapa vendeve të tjera të rajonit, u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të plotësojnë standardet. Procesi i liberalizimit të vizave është një proces që kërkon një punë reale nga të gjithë aktorët e përfshirë në të. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të punuar në këtë drejtim edhe në të ardhmen, por kërkoi nga aktorët shqiptarë argumente të forta në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. “Shqipëria mund të përfitojë realisht nga liberalizimi i regjimit të vizave në korrik të vitit 2010, nëse ecën në rrugën e duhur. Dua të them se vetëm kur një vend plotëson kriteret, dhe nëse kjo ndodh me Shqipërinë në fillim të vitit tjetër, vetëm atëherë ju mund të prisni që të përfitoni nga lëvizja pa viza. Autoritetet dhe qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se ky është një proces ku bashkëpunimi mes qeverisë, parlamentit, opozitës dhe shoqërisë është shumë i rëndësishëm”, - tha Fajon. Ajo pohoi më tej se numri i madh i votave në favor të Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dëshmoi mbështetjen që Parlamenti Evropian u ofron këtyre vendeve në procesin e liberalizimit të vizave. Lidhur me rastin e Kosovës, Fajon deklaroi se nuk mund të mbetet një vrimë e zezë në procesin e liberalizimit të vizave përkundrazi, ajo duhet të përfitojë nga hapja e dialogut në këtë proces. Eurodeputetja nënvizoi gjithashtu rolin në rritje që do të marrë Parlamentit Evropian në kuadrin institucional dhe vendimmarrës të BE me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës më 1 dhjetor të 2009. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Majlinda Bregu, ministre e Integrimit Evropian, Helmuth Lohan, shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, ambasadorë të përfaqësive të huaja në vend, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe aktorë të shoqërisë civile.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009