Histori italiane me futbollin shqiptar

/* */
Dash FRASHËRI - Klubet shqiptare numërojnë vetëm tre precedentë zyrtarë me skuadrat italiane në nivel klubesh (Torino, Parma, Napoli), përsa u përket ballafaqimeve ndërkombëtare, por këtyre u duhen shtuar edhe dy miqësore me Breshian dhe Milanin. Me Kombëtaren e madhe nuk jemi ndeshur kurrë, por kemi të paktën dy edicione ballafaqimesh në nivel Shpresa, në vitin 1984 dhe në 2009. Gazeta "Telegraf" boton kete speciale.
TORINO
Torino është skuadra e parë, që është përballur me Partizanin, pikërisht në edicionin 1968 të Kupës së Kupave. Partizani fitoi 1-0 takimin e parë, me një gol të realizuar nga Pëllumb Shaqiri, ndërkohë që humbi takimin e dytë në Torino me rezultatin 3-1 (gol i Neptun Bajkos për Partizanin).
PARMA
Teuta është përballur me Parmën në Kupën e Kupave, në vitin 1995. Parma i fitoi të dyja takimet 2-0, si në “Qemal Stafa” ashtu dhe në Itali. Filipo Inzagi me 300 gola të realizuar gjatë karrierës së tij si lojtar profesionist hyri në historinë e futbollit italian, por “Superpipon” e lidh një statistikë historike me futbollin shqiptar. Golin e tij të parë ndërkombëtar e ka shënuar pikërisht ndaj një skuadre shqiptare, Teutës. Atëherë Pipo ishte në radhët e Parmës dhe shorti i Kupës së Kupave e vuri skuadrën italiane përballë Teutës. Parma i fitoi të dy takimet, si në Tiranë (0-2) ashtu dhe në Itali (2-0). Pikërisht në ndeshjen e dytë shënoi Filipo Inzagi, njëherësh edhe goli i tij i parë në Europë.
NAPOLI
Napolitanët u përballën me Vllazninë, në turin e dytë të Kupës Intertoto në sezonin 2008-2009, duke i fituar të dy takimet: 3-0 në “Loro Boriçi” dhe 5-0 në “San Paolo”.
BRESHIA
Edhe Breshia ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Tiranë, më 21 gusht të vitit 2002, pikërisht kur në radhët e saj luanin Igli Tare dhe Roberto Baxho, ndërsa si trajneri i Kombëtares sonë ishte Xhuzepe Dosena. Një takim i fituar 1-0 nga Shqipëria, me një gol të realizuar nga Altin Lala në minutën e 62-të.
MILANI
Milani ka ardhur dy herë në Tiranë, si pjesëmarrës i kupës “Taci Oil Albania”, pikërisht në vitet 2008 dhe 2009, ku në ndeshjen e parë humbi 2-1 me Tiranën (fituese të trofeut) dhe të dytën barazoi 3-3 me Kombëtaren B të Shqipërisë.
Kombëtarja U-21
Në vitin 1983, Shpresat (të drejtuara nga Ramazan Rragami) arritën të futeshin midis 16 më të mirave të Europës, pasi eliminuan në grupin e tyre, Gjermaninë e Berti Fogstit, pas dy barazimeve: 1-1, në Shkodër dhe 1-1, në Trier. Shorti i një të tetave i vendosi përballë Italisë, i humbën dy takimet: 1-0 në Tiranë dhe po 1-0 në Itali. Ndeshjet e fundit me Kombëtaren U-21 të Italisë, janë ato në eliminatoret e Euro 2011, ku humbëm 4-0 në Itali dhe 1-0 në Durrës, kur Shpresat i drejtonte Artan Bushati. Edhe Kombëtarja U-19 (e drejtuar asokohe nga Skënder Gega), zhvilloi dy ndeshje miqësore, në maj të vitit 2011: humbi 2-0 dhe 2-1.
U-17 dhe U-19
Shorti i eliminatoreve të kampionateve europiane të moshave U-17 dhe U-19, i ka vendosur kombëtaret tona përballë atyre italiane. Për ekipet kombëtare U-19, ndeshjet e së cilave do të zhvillohen në Shqipëri (pikërisht në Korçë, më 12-17 tetor 2012), përveç vendit tonë janë dhe Belgjika, Bjellorusia dhe Italia. Kombëtarja U-19 drejtohet nga Foto Strakosha. Për Euro 2012/2013 për moshën U-17, Shqipëria (drejtohet akutalisht nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç) është në një grup (8) me Italinë, Hungarinë dhe Lihteshtejnin. Takimet eliminatore të atij grupi do të zhvillohen në Hungari, më 18-23 tetor 2012.