Dosier, trajnerët italianë në Shqipëri

/* */
SPECIALE - Xhani De Biazi është trajneri i katërt italian që arrin të sigurojë një kontratë pune në Shqipëri. Tre të parët janë: Xhuzepe Dosena (me Kombëtaren shqiptare), Ticiano Gori (Erzeni, Partizani) dhe Leonardo Menikini (Tirana).
Në fakt, historia italiane e futbollit shqiptar nisi gati 80 vjet më parë, kur Mbretëria Shqiptare për të bërë sportin dhe futbollin në Shqipërinë e viteve 1930, pati edhe ndihmën e italianëve Lisoni, Rati, Xaniki, Vitali, etj. Gjithsesi, pas Kampionatit të 7-të Kombëtar (1937), gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, pati disa ndeshje miqësore me skuadra të sajuara, me përfaqësues të ushtrisë italiane. Interesant mbetet fakti se, portieri italian Xhakomino Pozeli, arriti të vishte fanellën e ekipit të Flamurtarit dhe të Kombëtares shqiptare, madje duke dalë edhe Kampion i Ballkanit me kuqezinjtë, në tetor të vitit 1946.
TICIANO GORI
Pas 55 vjet “shtërpësie”, italiani i parë i ardhur në Shqipëri është Ticiano Gori, i cili mori Erzenin e Shijakut në sezonin 2001-2002. Madje, italiani mundi 3-2 Vllazninë, e drejtuar nga Dervish Haxhisomanoviç, pikërisht në “Teufik Jashari”, duke provokuar shkarkimin e malaziasit. Vetë Ticiano Gori e la Erzenin në Javën 10 mbas humbjes 2-0 në Durrës me Teutën në vendin e 11-të. Shtatë javë futbollistike më pas, Ticiano Gori mori drejtimin e Partizanit (pas shkarkimit të Shpëtim Duros), duke i siguruar skuadrës së kuqe një vend në Kupën Intertoto.
XHUZEPE DOSENA
Italiani Xhuzepe Dosena ishte dhe i pari në serinë e gjatë të trajnerëve të huaj të emëruar nga FSHF-ja, përmes presidentit Armand Duka. Dosena mbërriti në Shqipëri për të pasuar të shkarkuarin Sulejman Demollari (prill 2002, pas humbjes 2-0 me Andorrrën), i fundit trajner shqiptar që ka drejtuar përfaqësuesen. Kombëtarja nën drejtimin e Dosenës barazoi me Zvicrën (1-1, 12 tetor) në Tiranë dhe humbi në transfertë me Rusinë (4-1, 16 tetor 2002). Italiani u “arratis” pa lënë të paktën një letër lamtumire, ndërkohë që FSHF ia morri me gjyq një pjesë të parave që i kishte dhënë. Përpara se të merrte Shqipërinë, Dosena kishte drejtuar Ganën dhe kishte qenë ndihmës i Çezare Maldinit te Paraguai në Kupën Botës 2002.
LEONARDO MENIKINI
Në sezonin 2005-2006, Leondardo Menikini u bë trajneri i dytë italian, që drejtoi një skuadër shqiptare. Menikini ishte një trajner i vërtetë profesionist, një teknik karizmatik. Realizonte stërvitje në mënyrë profesionale, solli elementin teknik italian në Shqipëri. Erdhi për një projekt të madh. Nuk u kuptua aq sa duhet dhe u largua pas katër muajsh, pas një barazimi të bujshëm Tirana-Shkumbini 4-4 në “Selman Stërmasi” (java 11, sezoni 2005-2006).
XHANI DE BIAZI
Nëntë vjet pas braktisjes së Kombëtares nga ana e Xhuzepe Dosenës (më 16 tetor 2002), Xhani De Biazi siguroi një kontratë pune me Federatën Shqiptare të Futbollit, një marrëveshje dyvjeçare, që nis nga data 14 dhjetor 2011 dhe përfundon në fund të dhjetorit 2013. De Biazi do të drejtojë fushatën kualifikuese të Botërorit 2014 (në Brazil). Shqipëria ndodhet në grupin E të zonës Europiane, së bashku edhe me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën. Ndeshja e parë me De Biazin në bankinë është miqësorja me Gjeorgjinë, më 29 shkurt 2012.
KATËR TRAJNERËT ITALIANË
ME KLUBET
Ticiano Gori
2001-2002: Erzeni, Partizani
Leonardo Menikini
2005-2006: Tirana
MË KOMBËTAREN
Xhuzepe Dosena
(korrik-tetor 2002)
Xhani De Biazi
(dhjetor 2011-2013)