Histori me dy familje jo-akademike maqedonase
Ne, shqiptarët, një popull që kemi dalje masive në det, pra brigje sa një e treta e të gjithë kufirit shtetëror, nuk mund ta kuptojmë dot se sa përjetohet rëndë e kundërta, pra mungesa e daljes në det për një popull, komb apo shtet tjetër. Austro-Hungaria, një nga superperandoritë perëndimore më të fuqishme, për të prekur ujërat e Adriatikut në veri të tij për shumë e shumë vite çau nëpër male tunele të tëra, pafundësisht të gjatë. Në Hungari, e para gjë që nënshtetasit e atij vendi bëjnë në verë, janë që pushimet t‘i kalojnë nëpër plazhe ujëkripura, sado larg të jenë. Kush nuk ia del dot, merr rrugën për në liqenin Bajkal, të cilit i bëjnë dhela duke e thirrur "deti ynë".
Në gadishullin tonë, shteti apo etnia që nuk e ka pasur dot daljen në det, ka qenë dhe mbetet Serbia. Kur këtë vend e sundonin regjime të shkuara, përfshirë këtu edhe Sllobodan Millosheviçin, çfarë prej tyre nuk bëhej që të dilej në det.
Trojet e shqiptarëve qenë një nga mundësitë, dhe për këtë gjë (është një histori që dihet) mbi ne është derdhur shumë mllef, mjaft pabesi e jo pak gjak. Pas rënies së Murit të Berlinit dhe ribashkimit të pjesës lindore ish-komuniste me Europën, familjen e natyrshme të saj, u krijuan lehtësi për të gjithë popujt, me dhe pa det, të shkojnë tek ai. U duhet sidomos për lëvizje mallrash, por jo pak edhe për lëvizje të lirë njerëzish. Këtë kahje kanë, për fat, zhvillimet e sotme dhe sigurisht, kjo mbarësi dihet edhe në Maqedoni.
Maqedonia është si Serbia, një vend pa dalje në det. Për të shkuar deri atje ajo ka vetëm dy shtigje të favorshme. Njëri prej tyre, për zhvillimin ekonomik, e çon Maqedoninë në portin e Selanikut dhe për pushime në bregdetin grek; për të njëjtat nevoja, tjetri e çon në portin dhe bregdetin e Durrësit. Meqë dy vitet e fundit, për shkak të ndonjë problemi që lidhet me çështjen e emrit zyrtar të shtetit të tyre, ende mes Shkupit dhe Athinës ka mospërputhje pikëpamjesh, shumë maqedonas sezonin e pushimeve e kaluan në bregdetin tonë. Pëlqyen jugun dhe i gjeje kudo. Ndryshe nga një vit më parë, ku bënë një "bum", këtë verë erdhën disi më pak. Kjo ndodhi, jo sepse nuk i dëshirojnë për pushime këto brigje, por pritja nga strukturat hoteliere, duke u mbajtur më 2008 çmime artificialisht të larta, ishte shumë dritëshkurtër dhe me efekt bumerangu për vitin 2009.
Kur në disa ditë pushime të këtij viti, në një hotel të Radhimës në Vlorë, pashë se fqinj kisha jo familje shqiptare, por dy maqedonase, mendova se qe një rast i mirë për t‘i njohur nga afër. Kohët në Ballkan po ndryshojnë me shpejtësi dhe për mirë, po shtohen miqtë e një etnie me tjetrën, pro-perëndimorët veçanërisht, si edhe ata që i besojnë hapjes dhe shkëmbimit të vlerave njerëzore. Në gadishull po shumohen, po ashtu, atdhetarët me shpirt internacionalist... Pra, çfarë përfaqësonin ato, dy familjet maqedonase, ç‘prirje kishin, ishte për mua më tepër se një kuriozitet.
Familja e parë kishte mbiemrin Stavreska dhe përbëhej nga Bllazhovejiç, e shoqja, Ljubica, dhe vajza e tyre, Natasha. Bllazhojeviç qe pronar i katër kamionëve të mëdhenj transporti dhe punonte me një firmë shqiptare të Tiranës, si edhe me Barin e Italisë. Kishte kryer punë edhe në rrugën Durrës-Morinë, kryesisht transport me pjesë urash. Ishte shumë i gëzuar që një firmë mjaft e njohur maqedonase kishte fituar të drejtën për të ndërtuar korridorin autostradal të lidhjes së Prishtinës me Shkupin. Ai dëshironte të blinte edhe një apartament në buzëdetin tonë, në rast se ia lejonte ligji. Vajza e tij, Natasha, qe një ndër studentet më të mira maqedonase në fushën e farmacisë. Një copëzë dashurie e bëri aty, në ato ditë të Radhimës, me një të ri të hijshëm shqiptar.
Të dytët qenë sllavë, por çuditërisht nuk kishin emra sipas traditës së kësaj etnie. Burri quhej Zhan, e shoqja Anzhelin, njëri djalë thirrej Martin dhe tjetri Mario.
Një kat më sipër pushonte edhe një familje tjetër maqedonase, por përveç një "dobroje utro", nuk shkuam më tej në njohje.
Gjatë bisedave me dy fqinjët nuk humba rastin t‘u thosha se Shqipëria qe vendi i parë që i njohu si shtet i pavarur dhe se ne i duam të jenë të fortë e me rend të brendshëm të qëndrueshëm. Kur një mbrëmje, Bllazhojeviç më pyeti se çfarë qenë ato tufa dritash të ndezura në thellësi të gjirit të Vlorës, atje ku binte Pashalimani, iu përgjigja se ishte një bazë ushtarake ku po ngrihej një impiant për ndërtime anijesh. Si përgjigje më dha heshtjen, sepse e kuptoi ku doja të dilja. Më pas gjeta rastin t‘i thosha se ne, shqiptarët, po bëhemi gjithnjë e më të fortë dhe kjo nuk do të thotë revansh ndaj popujve të tjerë, por e kundërta, miqësim të thellë dhe të fortë me ta. Kur njëherë me maqedonasin Zhan ra fjala për Shën Naumin dhe ai menjëherë u hodh e tha, ndoshta për t‘i dalë përpara ndonjë keqkuptimi, se ai manastir qe pjesë e vendit të tij, ia pohova se ishte pikërisht kështu. Mbase priti mos i kthehesha historisë së shkuar, një shkëmbimi të dikurshëm problematik territoresh, por ishte gusht 2009.
Kur të dy familjet maqedonase u larguan bëmë fotografi të përbashkëta. Kur ndodhi që ne u larguam, time shoqeje iu bë peng, dhe vazhdon gjithaq ta vuajë edhe tani, përse përveç një buzëqeshjeje nga larg, prej çadrës sonë të diellit, nuk u ul të rrinte disa çaste me vajzën e vogël, me siguri mbesë, të dy të moshuarve të familjes së tretë maqedonase. Nuk i hiqeshin nga mendja dy sytë e saj që e kërkonin përditë për të shkëmbyer një fjalë. Vogëlushja e vuante shumë vetminë, sepse mbase për shkak të gjuhës, të dy gjyshërit e saj nuk u miqësuan dot me vendas.
Po mbushet një muaj nga ato ditë gushti dhe nuk jemi lëkundur e nuk kemi dyshuar që në atë ditë pushimesh në Radhimë të Vlorës i shtuam vetes disa kujtime të bukura. Ishim në këtë gjendje, në këtë kënaqësi të thjeshtë njerëzore, kur dëgjuam çfarë shkruan për shqiptarët disa pjesëtarë të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.
Që vijnë nga kohë të shkuara dhe u takojnë arkivave të pluhurosura, kuptohet. Madje, atyre mund t‘u thuash gjithçka, t‘i akuzosh gjer edhe se janë destabilizuesit më të rrezikshëm të rajonit. Megjithatë, në përpjekjen për t‘u gjetur një emër më të përshtatshëm, nuk e di pse menjëherë më erdhi në kokë një mendim i një dijetari serb të kohëve të sotme. Ai mbetet i bindur se ultranacionalistët, me veprimet e tyre të verbra, janë tradhtarët më të mëdhenj të interesave të Atdheut të tyre.