E Diel, 1 Nëntor 2026

Historia dhe aktualiteti i politikes kombetare

E shkuara eshte nje menyre leximi e se tashmes Michael Oakeshott

Dihet se nuk mund te kete shoqeri njerezore pa nje kendveshtrim per te shkuaren dhe te ardhmen prandaj historia ne te gjitha format e saj orale apo te shkruara mitike apo shkencore ka qene nje nevoje njerezore. Keshtu ka qene gjithmone dhe keshtu do te jete. Debatet per menyrat e shkrimit te historise apo te shkollave te ndryshme historiografike nuk e mohojne aspak kete fakt. Ne kete kuptim historia kombetare eshte nje nevoje qe ka kombi per te kuptuar se cili eshte nga vjen dhe se ku po shkon. Shpeshhere ne Shqiperine e koheve te fundit historia kombetare eshte etiketuar ne menyre te thjeshtuar si nje sajese si nje proces mit-krijues si nje metode e panevojshme per tiu qasur proceseve te sotme politike dhe shoqerore. Eumlshte e kuptueshme qe pas rrezimit te komunizmit edhe shikimi i shqiptareve per te kaluaren e tyre do te debatohej disa figura te vleresuara nga regjimi do te zhvleresoheshin dhe figura te tjera do te dilnin nga harresa dhe do te kerkonin vendin e tyre ne kujtesen e kombit. Ky debat mbi historine edhe pse ndonjehere merr permasa qesharake eshte i pashmangshem dhe i dobishem edhe per kulturen demokratike ne formim e siper ne kete vend mirepo ndjehet se eshte kaluar cdo cak atehere kur sulmohet historia kombetare si e tille kur trashegimia historike dergjet pa kujdesin e merituar apo kthehet ne nje mall per tregtare matrapaze. Brezat e te rinjve shqiptare po formohen pa nje ndergjegje te shendoshe kombetare pa nje njohje te kontributeve te paraardhesve te tyre qe kane tretur mundin pasurine dhe madje jetet e tyre per hir te ardhmerise se kombit. Klasa politike shqiptare shpeshhere dhe fatkeqesisht vepron pa nxjerre mesimet e duhura nga historia e kombit vepron sikur politika te jete nje risi e perhershme gje qe do te thote se nuk ka nje busull per tu orientuar. Ne kete menyre ajo ka bere gjate njezet viteve te fundit shume gabime qe historiografia ka per ti nxjerre ne pah dhe ka per tua sherbyer politikaneve te ardhshem qe urojme te dine te mesojne prej tyre. Per te perifrazuar disi nje thenie te njohur ata qe nuk e kujtojne te shkuaren jane te denuar per ta perjetuar serish ate me te gjitha tragjedite e saj.

Pse nevojitet historia kombetare Sic e vume ne dukje nuk mund te kete asnje organizim shoqeror apo institucional asnje vlere pa nje shikim ne histori. Kombi eshte nje perpjekje per te rrenjosur bashkesine politike te kultura e perbashket e nje grupi njerezish pra per te krijuar nje vullnet politik midis atyre qe gjykohen se ndajne afersi kulturore dhe shpirterore. Studiuesi i mirenjohur i nacionalizmit Ernest Gellner ka shprehur formulen se parimi i pare i nacionalizmit eshte perputhja e njesise politike me njesine kulturore. Ai shton se ky eshte nje proces historik i formuluar me pare ne Europen Perendimore dhe me pas i perhapur neper te gjitha rajonet e botes. Studiuesi tjeter i nacionalizmit Entoni Smith thote se nese ka nje dukuri vertet globale kjo dukuri eshte nacionalizmi. Ne paranteze kohet e fundit nje kryeminister i nje vendi fqinj akuzoi se ne Shqiperi ka nje rritje te nacionalizmit sikur te behej fjale per nje semundje. Pavaresisht qellimeve te tij politike harrohet se nacionalizem ka kudo ne forma nga me te ndryshmet edhe ne shtetin e ketij kryeministri qe eshte nje krijim nacionalist sikunder pothuaj te gjitha shtetet e sotme te botes.

Kombi eshte nje projekt politik sepse krijimi i shtetit kombetar apo ruajtja e tij kerkohet per te mbrojtur dhe njesuar vullnetin e njesise se perfytyruar kombetare. Perfytyrimi i kombit patjeter qe ka permasen e tij historike. Nese ky perfytyrim me kohe zbehet dhe nuk jetesohet ne aktualitetin politik atehere edhe projekti kombetar braktiset zevendesohet me projekte te tjera te cilat ne nje epoke te nacionalizmit dhe te mbizoterimit te shteteve kombetare nuk mund te jene tjeter vecse projekte alternative kombetare. Projekti i tanishem i forcimit dhe zgjerimit te Bashkimit Europian nuk eshte projekt i krijimit te nje kombi europian por i nje bashkimi te shteteve kombetare te Europes. Qytetaria europiane bazohet tek ajo kombetare dhe kete besoj se e kemi parasysh edhe me perzenien me dhune te romeve rumune nga Franca megjithese de jure ata jane qytetare te BE-se.

Ne shqiptaret kemi historine tone kombetare e cila ka pasur sukseset dhe deshtimet e saj ose po ta themi ndryshe cdo sukses ka pasur brenda nje deshtim. Per te kujtuar ca caste kyce te saj Lidhja e Prizrenit dhe pushtimi i Ulqinit e Tivarit pavaresia e vitit 1912 e pasuar nga Konferenca e Londres shpallja e pavaresise se Kosoves sipas formulave te Ahtisarit etj. Deshira per vetevendosje kombetare ka qene e pranishme gjithmone te shqiptaret qe nga Lidhja e Prizrenit e kendej por ka mbetur e parealizuar. Ne kete kuptim projekti kombetar shqiptar mbetet per tu realizuar por ai nuk mund te realizohet pa iu referuar historise se tij dhe pa u aktualizuar kjo histori ne politike-berjen e perditshme shqiptare qofte edhe brenda rregullimeve shteterore dhe institucionale ku ata gjenden sot. Ne menyre paradoksale pas vales se demokratizimit ne Ballkan dhe pas rrezimit te Jugosllavise shqiptaret nuk kane pasur me shume liri te garantuara me ligj qe nga tragjedia e vitit 1913 por elitat e tyre politike nuk po i shfrytezojne per afrimin dhe bashkepunimin e pjeseve te kombit. Perkundrazi vihen re hapa mbrapa ne dem te interesave kombetare dhe shperfillje e hapur e simbolikes kombetare.

Ajo qe ndodhi disa kohe me pare ne Kosove me shpalljen kunderkushtetuese te stemes se qytetit te Prizrenit eshte nje ngjarje e cila nuk duhet kaluar lehte. Per here te pare institucioni i nje shteti i cili paraqitet si shteti i dyte shqiptar shpalli kunder ligjshmerise shenimin e vitit 1878 ne stemen e qytetit qe tregon seline e Lidhjes se Prizrenit. Kujtojme ketu se Lidhja e Prizrenit ne historine tone eshte shenuar si fillesa e kombit sepse ajo e ushtroi veprimtarine e saj ne forma te ndryshme ne tere hapesiren etnike shqiptare edhe pse ne ate kohe nuk kishte rruge te kombit dhe ne kuader te saj u artikuluan kerkesa politike ne emer te kombit shqiptar. Aty fillon ideja e vetevendosjes se shqiptareve perkunder perandorive dhe traktateve nderkombetare. Nese historia e Lidhjes dhe mesazhet e saj nuk kujtohen nese simbolika e saj neperkembet atehere rrjedhimisht rregullimet institucionale te shqiptareve do tu binden traktateve nderkombetare qe jane krijuar per interesa dhe ekuilibra te fuqive te medha. Eumlshte per tu pershendetur ne kete drejtim perkujtimi i 10 qershorit ne Prizren qe tradicionalisht ka kryer Levizja Vetevendosje dhe se fundmi ne bashkepunim me Rrjetin e Organizatave Shqiptare. Ne njefare menyre pa e ekzagjeruar aspak keto jane hapa per te vene ne vend nderin e kombit.

Ato qe po ndodhin sot me politikat kunder kombit shqiptar kane rrenje historike. Perderisa nuk kujtojme pesimet e se shkuares dhe nese nuk kujdesemi per interesat kombetare nuk eshte aspak cudi qe e shkuara ne njefare menyre te rishfaqet ne aktualitet. Fakti qe sot ne Shqiperi kerkohet perkrahje politike nga jashte ne shkembim te pazareve territoriale na tregon se nuk kemi zene mesimet e duhura nga shkembimet apo leshimet territoriale qe bente me Jugosllavine Mbreti Zog. Per ta renduar edhe me krahasimin le te kujtojme se atehere ai ishte president autoritar qe kishte ardhur ne fuqi me arme ne nje vend te izoluar dhe ne nje epoke te erret per Europen kurse sot dhe i mbeshtetur nga jashte kurse sot vendime te papeshuara mire te ekzekutivit certifikohen pa te keq nga Parlamenti duke anashkaluar pergjegjesine qe ai ka si shprehes dhe mbrojtes i interesave popullore dhe kombetare.

Fakti qe sot ne Shqiperi forca politike dhe krere te institucioneve te shtetit shqiptar dhe Kishes Autoqefale Shqiptare pa u druajtur aspak i paraqesin incidente fatale midis te rinjsh si prova te persekutimit etnik dhe raste te tilla sherbejne per presione te uleta te shteteve te tjera te Shqiperise tregon se nuk kemi nxene sic duhet mesime nga Protokolli i Korfuzit. Fakti qe edhe pas 20 viteve demokraci ceshtja came nuk ben pjese ne axhenden shqiptaro-greke edhe pse tani dy vendet jane aleate te NATO-s tregon se nuk kemi nxjerre mesimet e duhura nga gjenocidi cam. Si mund te mendohej ne kushte te tilla bashkepunimi ne NATO dhe BE i Gjermanise me Polonine pa te pakten nje njohje formale te fajit dhe pergjegjesise historike qe ka agresori i dikurshem ndaj viktimes Fakti se sot armiku i kombit qe akoma nuk e njeh pavaresine e Kosoves dhe nuk pranon pergjegjesine per vrasjet lendimet dhe demet e luftes shpallet nga ministri i Jashtem i Shqiperise si partner strategjik tregon se protagonizmi dhe megalomania politike ia ka zene vendin reflektimit mbi historine dhe interesat kombetare. Shpesh kemi degjuar nga krere te shtetit dhe qeverive shqiptare per kapituj te rinj ne marredhenie me fqinjet ne emer te perparimit dhe vazhdimisht kemi pare se keta te fundit kane riperterire skenaret e vjeter armiqesore ndaj shqiptareve. Nje nga historianet me te njohur ne bote Erik Hobsbaum na kujton se historia eshte nje paralajmerim ndaj ngaterrimit te modes me perparimin.

Sot si gjithnje na nevojitet kujtesa historike kombetare per orientimin e drejte te politikes. Nje politike kombetare eshte gjithmone aktuale dhe eshte politika e drejte.

Fjale e mbajtur ne Takimin IV te Rrjetit te Organizatave Shqiptare
Tirane 24-25 shtator 2010.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›