E Diel, 1 Nëntor 2026

Historia ditore, nga diarreja prej qofteve të prishura, tek keqkuptimet e Oltës dhe Shegushes

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (2)

-Dhimbja e barkut, simptoma e parë e konfirmuar nga mjeku Zabit Brokaj
-Nora, letër të hapur për përjashtimin e Xhaçkës. Spikat edhe ideja që vajza e Blendi Klosit të pagëzohet me emrin “Greva”
- Meraku i socialistëve/“Ku i ndërrojnë rrobat femrat greviste, motrat tona ilegale”
- Shegush Ligori sekuestron valixhen e Ditmir Bushatit, me shpresë se aty janë fshehur furnizime të reja

Nga ana morale, deputetët socialistë, grevistë të urisë, mbaheshin mirë dje në ditën e dytë të sakrificës së panevojshme të tyre. Konfirmimin e bëri mjeku Sabit Brokaj, duke e deklaruara këtë publikisht, para turmave të ndoca protestuesve të mbledhur dje para Kryeministrisë.
Pavarësisht dozat optimiste, Sabiti nuk i fshehu simptomat e para të një gjendje jo edhe aq normale të shëndetit të deputetëve socialistë të grevës së urisë. Sipas Brokajt, mësohet se janë vënë re çrregullime në masë të tipit të diarresë, dhe dhimbje të barkut. Për të mos ulur dozat e optimizmit, mjeku Sabit Brokaj, nuk bëri të ditur shkakun e këtyre simptomave. Por gjithsesi, nuk ishte e vështirë të mësohej se diarreja dhe dhimbja e barkut kishte ardhur si pasojë e qofteve të zgarës, që kishin ngrënë një ditë më parë. Në kushtet e mungesë së një frigoriferi, grevistët e urisë, nuk e kishin menduar se lënia e qofteve gjithë ditën nën diell, në një ambient të tipit serë, gjeneronin substanca që provokonin diarrenë dhe dhimbjet e barkut në radhët e grevistëve të urisë.
Gjendja e krijuar dje, pas edhe këshillave të Sabit Brokajt, ka bërë që grevistët e urisë të tregohen më të kujdesshëm, dhe të konsumojnë menjëherë ushqimet që ju mbërrijnë nga jashtë. Ta pa informuar se nga 10 qoftet “për kokë” të shpërndara për ditën e parë, nuk ishte ushqimi i vetëm, grevistët e urisë ishin kujdesur t’i konsumonin ato me “nikoqirllëk”, në mënyrë racionale, duke menduar se ishin ushqimi i vetëm i tri vakteve.
Pas korrigjimit të këtij gabimi, nga dje janë marrë masat që ushqimet e mbetura nga një vakt, të largohen menjëherë nga çadra e grevës së urisë dhe në vaktin e radhës, ato të zëvendësohen me ushqime të freskëta. Të garantuar nga ky vendim i rëndësishëm i drejtuesve të PS-së, grevistët janë ndjerë më mirë dhe më qetë, në orët e pasdrekës së djeshme, sigurisht edhe pas këshillave dhe udhëzimeve të Sabit Brokajt.
***
Sikur të mos mjaftonin problemet me diarrenë, deputetëve socialistë grevistë të urisë, nuk i janë ndarë dje problemet, në pamje të parë “për motive të ulëta”, por realisht për shkak të xhelozive që kanë filluar të zgjohen në radhët e tyre.
Olta Xhaçka, deputetja e Qarkut të Korçës, mësohet se ka qenë “sherri” i çadrës sërish dje.
Afrimi i saj me Blendi Klosin, pas edhe mundësisë së pamunguar të rrjedhjes së informacionit, i ka vajtur në vesh, bashkë me keqinterpretimet e mundshme dashakeqëse, bashkëshortes së kreut të listës së deputetëve të Qarkut të Durrësit.
Mesazhet paralajmëruese të Norës për bashkëshortin Blendi, duket se nga ky i fundit, janë përcjellë me indiferentizëm. Në këto rrethana, pasi Blendi nuk ka kuptuar mesazhet për tërheqjen nga afrimi me Olata Xhaçkën, Nora ka menduar ta bëjë çështje partie.
Pas tentativës së dështuar për të kontaktuar dhe parashtruar shqetësimin e saj te drejtuesit e grevës së urisë, nuk kushte kur nuk dihet se ekziston një “institucion” i tillë, dhe për më tepër kush e drejton atë, Nora, nuk ka përtuar dhe i është drejtuar menjëherë vetë, në mënyrë të drejtpërdrejtë “të gjatit” të PS-së.
Burime të afërta me “të gjatin” e PS-së, kryetarin Edi Rama, bëjnë të ditur, se pak çaste para mitingut të mbrëmshëm të rosë 18.00, Nora ka çarë turmën dhe i ka dalë përpara atij. Duke mos harruar ti bëjë të ditur Edi Ramës, përkushtimin e saj në këto ditë “pushimi” të PS-së, ajo nuk i ka kërkuar asgjë më shumë, se sa leximi i një letre, të shkruar prej asaj vetë dhe të lënë në dorën e Edi Ramës me një herë, nga frika se mos ai i kthente shpinën.
Pasi ka marr letrën, Edi Rama e ka rrasur në xhep atë dhe i është drejtuar podiumit para Kryeministrisë.
Të njëjtat burime me “të gjatin” kryetar të PS-së, bëjnë ët ditur se përmbajtja e letrës në thelb përmbante shqetësimin e Norës, për afrimin e Blendit me Oltën, bashkë edhe me kërcënimin “ose largo Oltën nga greva e urisë, ose do të tërheq unë Blendin”...
Nga ana e tij, Edi Rama që asnjëherë nuk ka marrë seriozisht gratë e jetës së tij, por edhe gratë e PS-së, padyshim, nuk kishte si të merrte seriozisht shqetësime të tilla “legjitime” të grave të drejtuesve të PS-së.
Pas kësaj Nora, të njëjtën letër, në formën e një “letre të hapur” drejtuar Edi Ramës, është kujdesur ta shpërndajë mbrëmë vonë, nëpër mediat e ndryshme... Për një vendim e veprim të tillë, Norën nuk e ka ngushëlluar as këshilla miqësore e Shegushe Ligorit, e cila si me shkak i ka propozuar që ajo, Nora, t’ia vërë emrin vajzës “Greva”.
I ndodhur para një situate të paparashikuar, pritet që Edi Rama të reagojë sot seriozisht...
* * *
Tersllëqet dhe keqkuptimet, nuk kanë pasur dje për protagoniste vetëm Olta Xhaçkën. Objekt i një tjetër keqkuptimi, jo i të njëjtës natyrë sikurse keqkuptimi Olta-Blendi-Nora, ka qenë edhe Shegushe Ligori, deputetja e Qarkut të Elbasanit.
Në fakt, keqkuptimi i Shegushes, është më tepër për të qeshur se sa për tu shqetësuar.
Ky keqkuptim, nuk ka qenë asgjë më shumë se gjetja e mundësive të Shegushes, nga “nevoja për mbijetesë”.
Sigurisht, keqkuptimi i radhës, nuk mund të kuptohet edhe pa “viktimën” e radhës. Në rastin konkret, “viktima” ka qenë Ditmirt Bushati, deputeti i Qarkut të Tiranës.
Për saktësim, Ditmiri nuk është grevistë urie...
Keqkuptimi ka ardhur, pasi Ditmiri kishte hyrë dje në ambientet e grevës së urisë me një valixhe në dorë.
Në një moment, kur valixhja nuk ndodhej më nën rrezen e shikimit të Ditmirit dhe kur ai vetë kishte ulur “shkallën e vigjilencës”, Shegushja e ka rrëmbyer dhe e ka fshehur atë diku...
Ditmiri, harraq nga natyra, pasi ka vizituar grevistët, ka dalë nga çadra, duke harruar valixhen.
Kaq i është dashur Shegushes.
Menjëherë, duke e parandjerë se Dimtiri do të kujtohej dhe do të kthehej, por duke besuar më shumë se valixhja do të kishte ushqime, nga makutëria për ti pasur të gjitha të vetat, ka hapur valixhen...
... Zhgënjimi ka qenë i madh, në valixhe nuk kishte asgjë më shumë se disa fletë të printuara të formatit A4, nja dy tre CD dhe një USB. Në kohën kur Shegushja në kulmin e zhgënjimit, ishte duke parë “aksesorët” që gjendeshin në Valixhe, menjëherë, i shpërfytyruar dhe i djersitur, në çadër hyri sërish Ditmiri.
Me një fjalor, larg përshtypjes që të lë pamja e tij, Ditmiri i është hakërryer Shegushes, duke i shpjeguar njëherazi të gjithë pjesëmarrësve në grevën e urisë se ato dokumentet nuk ishin asgjë më shumë, se deklarata e sajuara nga ai vetë për reagime të sajuara antiqeveritare, nga ndërkombëtarë të supozuar, që ai i kishte bërë gati për ti shpërndarë në faqe të sajuara në internet nga gazetarë të sajuar...
Meraku i mbështetësve-“Ku i ndërrojnë rrobat femrat greviste, motrat tona ilegale”/Dita e dytë e grevës së urisë, është pasuar me meraqe të anëtarëve, simpatizantëve e mbështetësve të PS-së.
Një merak i tillë, shumë shqetësues ka qenë dje, ai që lidhej me mundësinë, se ku i ndërrojnë veshjet e trupit, femrat greviste, “motrat ilegale”.
Duke bërë shpejt e shpejt me mend, një inventar të infrastrukturës, së vënë në dispozicion të grevistëve ët urisë, anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e PS-së, nuk “gjenin” askund ndonjë kthinë të mundshme, ku mund të ndërronin rrobat e trupit femrat greviste.
Në këto rrethana, diku me të qeshur dhe diku me shenjtallëk, por diku-diku edhe me një shqetësim serioz, anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e PS-së, i linin rrugë të lirë “pa fre”, hamendësimeve se si deputetja X, zhvishej para deputetit Y, apo se si deputeti A, ndihmonte deputeten B, për ti mbërthyer recipetat.
Si jo rrallëherë në të tilla raste, mes jargavitjeve, anëtarët, simpatizantët e mbështetësit e PS-së, pas edhe llashethemit se do të zëvendësoheshin 180 militantët socialistë, grevistë të urisë, nxitonin dje, të shënon emrin në listat zëvendësuese, me shpresën për të bërë realitet, të shihnin si zhvishej dhe si dukej një deputetet socialiste pa rroba.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›