E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e SHBA perkujtohet lufta civile e 1861-1865

Përplasja e parë e madhe në luftën civile amerikane të viteve 1861-1865 është ndezur sërish në fushëbetejën e Manassas në Virxhinia. Ushtarët e veshur me të kuqe dhe gri, sipas ngjyrave të jugu dhe të veriut kanë qëlluar mbi njëri-tjetrin, duke rikthyer atmosferën e atyre viteve të përgjakshme, por që konkluduan me disfatën e Konfederatës.  

Të veshur me uniformat e plota të kohës së luftës civile, banorët u mblodhën për të kujtuar 150-vjetorin e betejës së përgjakshme, në atë që quhet Vrapimi i Demit, në Virxhinia. Ata kanë parë shfaqjen e vënë në skenë nga regjisori i filmit, “Perëndi dhe Gjenerale”, Ron Maksuell, film i cili fokusohet në betejat kryesore të luftës civile amerikane.

“Kjo është beteja e parë më kryesore. Ka pasur edhe të tjera, por kjo ishte e para ku u përfshinë 10 mijë burra”, thotë regjisori. Më shumë se 150 mijë vetë ndoqën aktivitetin, që përfshinte edhe një inskenim të debatit mes Linkoln dhe Dagllas.

Beteja e parë e Vrapit të Buallit, e njohur edhe si Beteja e Parë e Manassas,  u zhvillua pak muaj pas nisjes së Luftës në Fort Sumter. Publiku në veri kërkonte një marshim kundët kryeqytetit të Konfederatës, Ricmond të Virxhinias.

Duke iu bindur këtij presioni, ushtria e unionit avancoi deri në fushëbetejën e Manassas dhe aty trupat u përplasën me njëra tjerën. Në fund, të gjithë kuptuan se lufta civile nuk do të ishte e shkurtër sic mendohej.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›