Veriu i Kosoves ne qetesi. Kontrolli ne kufi i mori jeten policit

Nata në veriun e Kosovës ka kaluar relativisht e qetë. Përfaqësuesi i serbëve lokalë, Kërstimir Pantiq, tha se serbët kanë qëndruar në barrikanda në pritje të tërheqjes së njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga Jarina dhe Bërnjaku. Ndërkohë njësite speciale të Policisë së Kosovës ,“ROSU”, janë tërhequr nga veriu i Kosovës pasi kanë përmbushur detyrat e tyre, bëjnë të ditur Zyrtarët e Policisë së Kosovës. Zëdhënësi i kësaj policie, Brahim Sadriu, është shprehur se në vendkalimet kufitare tashmë janë njësitet kufitare të policisë së Kosovës dhe doganierët.
Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me KFOR-in për tërheqjen e njësive speciale nga pika 1 dhe 31 në veri. Konflikti në kufi mes Kosovës dhe Serbisë ka shënuar edhe një viktimë. Një polic shqiptar të martën në mbrëmje ka vdekur në spitalin e Prishtinës pas plagëve të marra më parë. Në orën 22:10 ka ndërruar jetë Enver Zymberi, pjesëtarë i njësisë speciale të policisë së Kosovës u cili u qëllua në kokë me armë zjarri nga serbët të cilët sulmuan mesditën e së martës autokolonën e policisë në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok.
Zymberi, baba i tre fëmijëve, i lindur më 1979 në Vushtrri, ishte pjesëtar i policisë së Kosovës që prej vitit 2000.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së policit ku shkruan se “sakrifica e Enverit në mbrojtje të kufijve të atdheut, të shtetit të Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrën e qytetarëve të Kosovës, duke identifikuar njëkohësisht përkushtimin e tij për mbrojtjen e lirisë dhe paqes në vendin tone”.
Kryeministri Thaçi e ka arsyetuar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në Veri si nj ë vendim t ë rëndë, por t ë domosdoshëm. Sipas tij, cenimi i sovranitetit nuk mund të lejohet përjetësisht. Ai falënderoi Policinë dhe KFOR-in, ndërkaq u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta ruajnë qetësinë.
Bul Salihu
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 korrik 2011 )