Sovraniteti ne veri doganiere kosovare ne kufi me Serbine

Punonjës të Doganave të Kosovës të nisur nga Prishtina tashmë janë vendosur në dy pikat kufitare në veri të vendit, dhe kanë nisur punën, bëjnë të ditur burime nga vendin gjarja.
• Reagojnë NATO e BE. "Negociata për tërheqjen nga veriu"
• EULEX e KFOR kundër. “Operacioni në veri i padobishëm”
• Reagon Beogradi: Presim që Prishtina të tërhiqet
Pas vendosjes nën kontroll të dy pikave kufitare forcat special janë tërhequr e për sigurinë në pikat 1 dhe 31 kujdesen anëtarë të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës. Lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Kërstimir Pantiç ka thënë se qytetarët kanë hapur rrugën që të kalojë autokolona prej rreth 15 automjetesh, në të cilat janë anëtarë të forcave policore speciale, në mesin e të cilëve edhe dy policë të plagosur. Ai ka deklaruar se për serbët lokalë në veri të Kosovës “është e papranueshmeqë doganierët shqiptarë dhe policia kufitare të jenë të pranishëm në vendkalimin administrativ”.
Sipas Associated Press, njësitë speciale të policisë së Kosovës, që u vendosën gjatë natës në pikat kufitare në veri, do të tërhiqen si pjesë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga NATO. Aksionet e kryera gjatë natës janë kritikuar nga Bashkimi Europian, i cili po ndërmjetëson aktualisht bisedimet për normalizimin e raporteve mes dy vendeve citohet të këtë thënë Ralf Adametz i cili ka shtuar, se "Aleanca synon ngrirjen e aksionit të qeverisë" për të marrë kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në veri të Kosovës.
Serbët, të cilët kanë bllokuar rrugën në Rudare, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës duke dëmtuar një automjet i policisë, ndërsa nuk ka informacione për të plagosur të tjerë e sipas Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi situata aty, është e qetë. Aksioni policor për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit, ka filluar mbrëmë rreth orës 22.00.
Policia e Kosovës mbrëmë ishte vendosur në pikën 31, ndërkohë që serbët kishin bllokuar rrugët që qonin në pikën 1, duke e penguar gjatë tërë natës policinë që të vendoset edhe në këtë pikë. Por policia ka arritur të vendoset në këtë pikë kufitare sot rreth orës 8 të mëngjesit. Gjatë aksionit për të shtrirë sovranitetin e Republikës së Kosovës, edhe në këtë pjesë të kontrolluar nga strukturat paralele serbe, ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë speciale nga një mjet shpërthyes e gjithashtu të janë plagosur dhe disa police të tjerë nga hedhja e xhamave dhe gurëve.
Pikat kufitare 1 dhe 31 janë djegur nga serbët e revoltuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Pas vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë këto dy pika kufitare janë parë si pengesat kryesore në zbatimin e këtij vendimi, ku deri dje kanë vazhduar pa kontroll të futen në veri mallra të ndryshme nga Serbia.
Bul Salihu
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 korrik 2011 )