E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënoi me vrasje Obamën, rrezikon 5 vjet burgim

Kërcënoi me vrasje Obamën, rrezikon 5 vjet burgim
Birminghami ka akuzuar Ulugbek Kodirov, sepse ai ka kërcënuar me vrasje presidenti Barak Obama. Po ashtu ai akuzohet edhe për mbajtje të paligjshëme të armëve.
Kodirov pritet të përballet me dënimin maksimal prej pesë vjetësh heqje lirie për secilën aktakuzë të kërcënimit të Obamës, si dhe 10 vjet të tjera për secilën aktakuzë të armëve.
Ai u arrestua më 13 korrik në një motel të Alabamas, pas blerjes së armëve nga një agjent i fshehtë, i cili punonte për autoritetet amerikane.
Zyrtarët amerikanë thonë se Kodirov po jetonte në Shtetet e Bashkuara ilegalisht, pasi viza e tij studentore kishte skaduar në prill të 2010-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›