Masakra ne Norvegji autori kishte probleme mendore

Gjendja e paqëndrueshme mendore, apo çmenduria, pritet të jetë sërish argument i mbrojtjes, edhe për rastin e autorit të sulmeve binjake në Oslo dhe në ishullin Utoja të Norvegjisë, 32-vjeçarit, Anders Behring Breivik.
Avokati i tij, Geir Lippestad tha se e gjithë çështja deri tani tregon për rastin e një të çekuilibruari mendor, por është ende herët për të ngritur këto pretendime, të cilat, sipas analistëve, janë i vetmi argument ku bazohen gjithnjë masakra të këtyre përmasave, që mendja njerëzore nuk arrin t’u japë një shpjegim.
Në fakt, avokati i Breivik është një anëtar i partisë laburiste norvegjeze, të rinjtë e së cilës ishin target i sulmit në Utoja. Ai shtoi se do të tërhiqet nga të qënit avokat i Breivik, nëse ky i fundit refuzon t’i nënshtrohet testeve psikologjike. Lippestad, është i njohur në Norvegji për mbrojtjen që i ka bërë një aktivisti të djathtë i cili në viitn 2002 u dënua me 17 vjet burg për vrasjen e një djaloshi 15-vjeçar më baba afrikan, i motivuar nga bindjet raciste.
Ndërkohë, detaje të reja dalin nga hetimet për Breivik. Ky i fundi i ka deklaruar policisë se ka pasur në shënjestër ish kryeministren laburiste, Gro Harlem Brundtland, kështu, njofton gazeta e Oslos Aftenposten.
Brundtland, i cili ka drejtuar tre qeveri norvegjeze, për 10 vjet me radhë dhe shpesh quhet “nëna e kombit”, kishte mbajtur një fjalim në ishull ditën e masakrës dhe ishte larguar para se Breivik të niste sulmin.
Autoritetet norvegjeze, kanë hapur një libër ngushëllimesh në hollin e Universitetit të Oslos. Me herët, Anders Behring Breivik pranoi masakrën në ishullin Utoja ku vrau 68 persona dhe shpërthimin në distriktin qeveritar në Oslo u humbën jetën 8 të tjerë. Autoritetet kanë publikuar emrat e viktimave që humbën jetën në sulmet binjake.
Juli Prifti