E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e balonës së parë dhe një eksperiencë personale

SHËNIM I REDAKTORIT Historia e mëposhtme na është dërguar për rubrikën Kontakt nga lexues Paul Tedeschini dhe përmbledh shkurtazi disa fakte historike, si dhe një eksperiencë personale. Është një artikull kurioz dhe e gjykuam të udhës ta ndajmë bashkë me lexuesit e Kontakt.

Ka qenë nji ëndërr e vjetër e njeriut të shkëputet nga toka, ti kundravehet forcës tërheqëse të saj. Qysh në shekujt e parë janë bërë përpjekjet e para në Kinë. Kinezët patën fryrë topa më të cilët ngriheshin lart, por ishin ende larg idesë së transportit të njerëzve.

Kjo u realizua në fakt për të paren herë vetëm me 4 qershor 1783, kur vëllezërit francez Mongolfier (Lexohet Mongolfiè) arritën të realizojnë ngritjen e sferës së parë aerostatike me ajër të ngrohun, i cili mori emrin e tyne.

Mongolfiera është një mjet lëvizës ajror, i cili për të pasë forcën e nevojshme të ngritjes nga toka përdor nji gaz ma të lehtë se ajri. Ky asht principi i Arkimedit. Kur janë në fluturim, mongolfierat e kategorisë aerostatike spostohen nga era dhe shkojnë ku ti çoje era, sepse ato nuk kan instrumenta për tu drejtue.

Në dallim me këto janë Dirigjibelat, të cilët fluturojnë me të njajtin princip si aerostatet me gaz, por këto për tu spostue përdorin nji motor me helike në mënyrë që të spostohen aty ku don piloti drejtues e jo ku ti çoje era. Pra këto janë të drejtueshëm, prej nga vjen edhe emni i tyne Dirigjibel.

Jo ma vonë se nji muej mbrapa vëllezërve Mongolfier, profesori francez Jacques Charles (Zhak Sharl) bani udhëtimin e tij të parë tue shfrytëzue nji sferë (top) të mbushun me gaz. Kjo lloj sfere, ky lloj topi, me përmirësimet përkatëse, u përdor që nga viti 1790 deri në vitet 1960. Tue përdorë nji top të tillë të frymë me hidrogjen, italiani Vincenzo Lunardi realizoi me 15 shtator të vitit 1784, ngritjen e parë në Angli.

Tipi i tretë i këtij balloni, i mbushun me hidrogjen, që u quejt aerostat, u shpik nga Pilâtre de Rozier nga ku mori emrin Mongolfiera Rozier, i cili i bashkangjiti nji top tjetër, që mbushej me ajër të ngrohtë për ta ngritë.

Në vitin 1785, Rozier u ngrit nga Franca për të kalue Ngushticën e Lamanshit e për të arritë në Angli, por aparati eksplodoi mbas nji gjysëm ore fluturimi dhe ai vdiq. Vetëm nga mesi i viteve 1980, Mongolfiera e Rozier e përmirsueme u ba e sigurt për transport njerzish.

Sferat e Mongolfierave të sotme sportive janë të ndërtueme me landë plastike dhe janë shumë të sigurta. Ky lloj sporti asht shumë i përhapun.

Më kujtohet shumë mirë kur disa vite ma parë në Molon Audaçe të qytetit të Triestes unë isha prezent në ngritjen e nji Mongolfjere të madhe me njerz. Ishte me të vërtetë nji gja emocionuese

Para pak muejsh isha në Belgjikë, në qytetin Leuven, 30 km në lindje të Brukselit, dhe në nji shesh të qytetit pashë nji monument shumë të bukur që Bashkia e qytetit kishte ngritë në përkujtim të ngritjes së parë me Ballon në atë qytet, ku njeni prej të cilve shihej se ishte italian, sepse i kishin vue në qafë shiritin trengjyrësh italian. (Shif fotografinë).

Këto përparime të njerëzimit kan lindë në vendet e përparueme europiane dhe këto vende të kulturueme europiane ngrenë neper qytetet e tyne përkujtimore në nderim të shkenctarve dhe të artistve të tyne. Popujt e kulturuem, në dallim me popujt e pakulturuem, i ruejnë si sytë e ballit monumentet dhe veprat e tyne kulturore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›