E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e dëshmorit nacionalist Bajram Salihi

27-03-2012 / Nga Bajram Gashi

Salihi mësues, patriot, nacionalist i flakte, lindi ne fshatin Uçe të Komunes se Istogut me 15 janar 1915 , qe ne femijeri u brumos  me ide patriotike  për një Kosovë të  lirë dhe të pavarur. Shkollën fillore e kreu  në Krumë të Hasit së bashku me shokun e tij nga Gjakova atentatorin e Miladin Popovicit, Haki Taha. Gjimnazin Shtetnur e kreu në vitet 1930 - 1932  në Shkodër në konviktin “Malet Tona”, duke iu njohur dega normale për mësuesi. Keshtu diplomohet dhe vlerësohet me nota shume të mira në të gjitha lëndet duke shkëlqyer në menyre te veçante ne gjuhët e huaja si: gjermanisht shumë mirë, frengjisht shumë mirë. Me dekret të Mbreterisë Shqipëtare dhe vendim te Ministrisë së Arsimit të asaj kohe do të emërohet mësues në rrethin e Krujës me vendim nr 12 99 dt 27.11.1934 ku punoi duke kontribuuar në shkollën mashkullore në Krujë. Sipas deshmive të të vëllait Idrizit, 81-vjeçar dhe profesor Abdurrahim Gashit nga Uça pensionist, Bajrami në vitet 1936-1938  kreu Akademinë Ushtarake në Itali. Pas studimeve duke qene se familja banonte në Shënvlash ai kthehet aty për të rifilluar punën si mësues. Menjehere iu vu punes per organizimin e arsimit te detyrueshem fillor ne kete fshat, duke synuar dhe arritur ne nje kohe shume te shkurter shtimin e numrit te nxenesve dhe mesuesve. Kështu brenda vitit në Shënvlash dhe nën drejtimin e Bajramit do të emërohet mesues Haki Taha nga Gjakova, vajza me origjine shkodrane Agetina Qerraxhia si dhe vajza durrsake Nafie Mema, e fejuara e ardhshme e Lasgush Poradecit. Bajrami e kishte njohur që më parë Lasgushin dhe kishte dhënë ndihmesë të madhe qe këta te dy te fejoheshin. Nën drejtimin e Bajram Salihit dhe perkushtimin intelektual, moral dhe material, në Shenvlash u bë punë intensive  për zhdukjen analfabetizmit dhe shkollimin e brezave. Salihi, babai i Bajramit blen lokalin per shkolle te fshatit, me 80 napolona flori nga pronari Lip Koncari, si dhe ne fshatin Fllake bleu gjithashtu nje godine po per shkolle, objekte të cilat diktatura ia mohoi per 50 vjet e ia konfiskoi dhe si “shperblim” familjen e tij e trajtuan gjate gjithe viteve te pushtetit te diktatures si kulake.  Në vitin 1941 Bajrami me shumë mësues kosovarë Hysni Zaimin, Haki Tahen, etj, u kthyen në Kosove duke organizuar dhe formuar çetën e tij kunder brigadave jugosllave. Ai pati oferta per tu bashkuar me brigadat jugosllave por  i refuzoi me mospërfillje ato. Parulla “bashkim-vllazërim” për Bajramin ishte mashtrim e demagogji , ja se si shprehet ai ne nje tubim ne Rrakosh: “Vëllezer, mos u mashtroni nga parulla “bashkim-vllazërim”, pasi është njëfarë Tito që shtiret se na do por jo, ai është hasmi ynë. Në këto lugina e këto prroje është akoma i njomë gjaku i vllaznive tonë që u vranë nga shkijet tue mbrojtë trojet e veta. Të lidhemi në mes veti të mos na ndajnë intrigat e partive, por të bashkohemi ti shtrijmë dorën njeri tjetrit të bëhemi nje trup e të bëjme vepra e jo fjalë. Para nesh duhet të jetë gjithmonë atdheu, nderi, familja, “gje te cilen shume shpejt koha e vërtetoi”. Burrat patriote te komunes se Istogut, duke pare vizionin e Bajramit dhe karizmen e tij perqafuan idete qe ai parashtroi dhe shumë shpejt çeta e tij i kalon 300-400 burra. Ne kete periudhe, popullariteti i tij sa vjen e rritet si luftetar e intelektual, per rrjedhoje ne vitin      1942 zgjidhet federal nga populli për komunën e Pejës dhe të Istogut, detyre te cilen e kreu me perkushtim e ndershmeri. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, tashme deputet për qarkun e Pejës, kontribuon pa u lodhur deri ne momentin kur brigadat jugosllave pothuajse moren pjesen me te madhe te qyteteve te Kosoves dhe filluan eliminimin fizik te elites kosovare. Duke qene nen kercenimin e vazhdueshem ata u detyruan te dalin ne bjeshke. Isuf Hajdari 96-vjeçar nga Dubrava e Istogut, ish luftëtar në çetën e Bajramit dëshmon: “E kam njohur Bajram Salihin fort mirë, kam qenë në çetën e tij 3 vjet rresht 1943-1945 ishim ushtarë të Shqipnise (jo me brigadat jugosllave). Kemi luftue fytafyt me shkjaun. Jemi rrethu në bjeshkë të Voj Dullës, jemi organizu fort mirë dhe kemi luftu me ore të tana. Bajrami na është plagos, jemi mundu me depërtu por ishte e pamundur. Pabesisht i kan rrethu brigadat serbe ku ne luft e siper shumë shkije jane vra, por edhe tre trimat: Bajrami e Ram Alia me të birin mbeten ne fushen e betejes. E kanë marrë trupin e tij shkijet dhe e kane çu ne Istog dhe mbi kufome te tij çetniket mbanin fjalim duke u shprehur: “Kështu si Bajrami do ta pësojnë të gjithë ata që do të jenë kundër Jugosllavisë”. Dëshmi e Rexhep Dranoves nga Roberda e Istogut dhe Isa Lipaj mësues ne Kamenicë të komunës së Istogut pohon se babai i tij kishte qenë i pranishem në atë masakër. Në intervistë me vajzën e madhe të Bajramit Liri Kabashi, shprehet: “Jemi tri motra, u rritëm me nenen dhe mixhen Idriz. Isha vetëm 6 vjeç, motra pas meje 3 vjeç Serveti dhe më e vogla Drita vetem 6 muajshe. E mbaj mend babën vetëm një herë kur u nda me nënën në qytetin e Pejes duke iu drejtuar: Mirë, unë po shkoj se me presin shokët në front mund edhe të mos kthehem por një amanet po ta la: vajzat mos m’i le pa shkollë. Na përqafoi, na puthi u largua duke na pershendetur me dore në rrugicat e  qytetit të Pejës sikur e dinte që nuk do ta shihnim më”.
                                                                                                

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›