E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Unë vras, pra, jam” - filozofia e terroristit të Tuluzës

27-03-2012 / Nga Dominique Moisi

“Secili nga ne  duhet ti  luftojë terroristët dhe shkaqet e terrorizmit me të njëjtën vendosmëri”. Kjo formulë, e cila është “zbuluar” dhe përkon me dhjetë vjet më parë, si pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit te vitit 2001, nga liderë të ndryshëm si Havier Solana, Sekretari i Përgjithshëm e NATO-s në ato kohë dhe presidentit të SHBA Xhorxh W. Bush, është me e vlefshme se kurrë edhe si rrjedhoje e vrasjes se fundit në Francë. Shteti francez ka arritur të identifikojë dhe “neutralizoi” terroristët gjatë një afati të shkurtër kohor edhe pse dy pyetje ngelen pa përgjigjur: A duhet të ishte arrestuar shumë më herët personi në fjalë dhe a ekzistonte mundësia që ai të kapej i gjallë? Aktualisht, shteti francez ka nevojë për të shkuar edhe më tej. Presidenti francez Nicolas Sarkozy kishte të drejtë të quante Muhamedin Merah një “përbindësh”. Por Merah ishte përbindëshi jonë. Ai ishte lindur, rritur, dhe “shndërruar në përbindësh” në Francë, siç ndodhi edhe me terroristët që sulmuan metronë londineze në korrik të vitit 2005. Pra, të gjithë këto terroristët ishin produkte të shoqërisë britanike. Është e domosdoshme, jo vetëm për Francën, por për të gjithë botën, për të kuptuar se si një njeri i vetëm ishte në gjendje të marrë një peng një vend të tërë për gati një javë. Vrasja e ushtarëve dhe fëmijëve hebrenj ishte mënyra e vetme që ai t’i gjente sadopak kuptim në jetën e tij  boshe. Ekzistenca e tij bazohej në mënyrën më çnjerëzore të vrasjeve, në mënyrën më gjakftohtë të imagjinueshme ndonjëherë. Shumë francezë, fillimisht shpresonin  që ajo që ndodhi në Tuluzë do të ishte një tjetër përsëritje e sulmeve të Oslos në vitin 2011 - pra që ky terrorist të rezultonte në një produkt të së djathtës ekstreme. Merah pretendonte që vepronte në emër të Islamit fundamentalist, por në realitet, ai ishte produkt i një sekti të përgjakshme. Si mund një vonesë e vogël, një fëmijë i humbur i kombit francez, të bie pre e urrejtjes terrorist të çdo lloji?
Vrasjet në jugperëndim të Francës pasqyrojnë tre faktorët kryesorë. Së pari, fushë-beteja e Lindjes së Mesme zgjerohet për të përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin. Këto probleme nuk ishin shkaku i drejtpërdrejtë i sulmeve, por as edhe  një pretekst i rëndomtë. Problemet që solli akti i këtij rajoni të zhytur në errësirë do të veprojë si një shtysë veçanërisht e rrezikshme për të tjetërsuar të rinjtë myslimanë në Francë. Së dyti, ky  tjetërsim është mëse një realitet për myslimanët francezë rënduar dhe egërsuar nga  kriza ekonomike, e cila ka rezultuar në papunësinë e shumë të rinjve dhe qe “godet pa mëshirë” meshkujt e rinj myslimanë, duke e bere edhe më të vështirë integrimin e tyre brenda Republikës së Francës. Së fundi, kjo domethënie identiteti, mund të marrë një dimension edhe më serioz.
A është thjesht një rastësi që Merah, i cili ishte me origjinë algjeriane, zgjodhi për të vepruar në momentin që Franca dhe Algjeria përkujtonin 50-vjetorin e pavarësisë algjeriane? Ndoshta Merah-i nuk e shihte veten as francez e as algjerian. Ai zgjodhi atë që sipas tij përcaktohet në një identitet mysliman. Por ai akt ishte nje version nder me  perverset e ekstremet e sektit islam. Problemet personale, mungesa e figurës se babait apo te një strukturë kohezive familjeje - precipituan ne zgjedhjen e identitetit te tij. Ai ishte në kërkim te një “modeli” që mund të impononte disa rregulla mbi jetën e tij dhe i gjeti ato ne momentin qe u takua me terrorizmin. Përballja me tmerrin e veprimeve te Merah, ka treguar unitetin e kombit francez. Duke zgjedhur si objektiva të tij ushtarë myslimanë dhe të krishtere, si edhe fëmijët hebrenj, Merah forcoi edhe me shume solidaritetin  një vendi që ai e donte të përçare. . Por ky unitet është i paqëndrueshëm. Republika franceze duhet të rimarrë “territoret” e humbura që janë ato më të rëndësishmet: Rininë me prejardhje emigrante, e cila rezulton më e brishtë dhe me e tjetërsuar se kurrë. Tragjedia ka favorizuar në mënyrë të pamohueshme fushatën Sarkozi, për të fituar një mandat të dytë në grupin e zgjedhjeve presidenciale gjatë muajit prill. Ai ishte në krye dhe ka vepruar me vendosmëri e përgjegjësi. Gjatë një afati të shkurtër kohor , agjenda politike,  është zhvendosur drejt fushës se sigurinë, aty ku Sarkozy ka një avantazh strukturor në krahasim me rivalin e tij Socialist, François Hollande. Por, duke kujtuat shprehjen e famshme te thënë nga ish-kryeministri britanik Harold Uilson: “Një javë është një kohë e gjatë në politikë”. Shumë gjëra mund të ndryshojnë pak para raundit të parë të zgjedhjeve, atëherë  ku do të bazohen votuesit francezë para se te japin votën e tyre? A do të mbizotërojë serish mbi agjendën e sigurisë frika ekonomike? Apo faktorët personalë do të jenë ata që do të dominojnë, me Sarkozi në njërën anë dhe mungesën e besimit  kundrejt një Holand të papërgatitur. Sulmet e egra të Merah janë një kujtesë e hidhur se terrorizmi ende ekziston dhe ka në shënjestër ende shumë shoqëri. Siguria duhet të forcohet, ndërkohë që shkaqet e tij duhet të adresohen me vendosmëri. Dhe ne së shpejti do të jemi në gjendje te përcaktojmë nëse ky vrull i terrorit ishte vetëm një parantezë tragjike apo një pikë kthese ne histori.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›