Historia e dy grupeve dhe krimet e pazbardhura
Vetem pese muaj me pare, policia e Tiranes deklaroi se kishte zbuluar disa ekzekutime te perfshira ne te ashtuquajturen dosja "Gina", qe numeron te pakten 20 viktima. Por keto jane cilesuar vetem hetime te pjesshme, pasi nuk ishin perfshire edhe ekzekutime te tjera, per te cilat dyshohet se shkak ka qene rivaliteti mes grupeve. Sipas dosjes hetimore, deri ne vitin 1999, grupi i Rruges se Kavajes drejtohej nga Denis Gina, ndersa ka pasur perplasje. Me 27 mars te vitit 1999, ne afersi te nje lokali prane ish-Bllokut, u ekzekutua Ervin Borova, i cili ne vitin 1996 ishte akuzuar i perfshire ne krime te ndryshme se bashku me Enton Shqypin. Pas Boroves, te njejtin fat pati vellai, Ergysi, i cili u qellua per vdekje me 4 maj po te vitit 1999. Ne periferi te Tiranes, prane vendit te quajtur "Fusha e druve", ekzekutohen me anti-tank Denis Gina dhe Median Shehu, te cilet ne momentin e atentatit po udhetonin me nje makine te blinduar. Vetem ne pak ore, policia arrestoi autoret, te cilet, sipas saj, ishin Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati. Nje tjeter krim ka qene vrasja e Elton Zajmit, me 14 dhjetor 1999, ku sipas uniformave blu autori ishte Andi Hasani. Me 9 mars te vitit 2000, ne Burgun 313, ekzekutohet me nje snajper nga pallati perballe, Ilir Bardhi, atentatori i Gines. Sipas policise, autoret ishin Roland Kostare dhe Alban Dani. Dani u gjet i ekzekutuar ne Durres, dy dite me vone, prane pistes Iliria. Perplasjet do te vijonin deri ne vitin 2002, kur ne nje atentat ne "Rrugen e Elbasanit" u vra Erald Hashorva, ndersa krimi mbeti pa autore dhe ne 2001, kur prane ATSH-se u plagos nje nga Borovet.
Keqyrja e vendngjarjes, provat te pakta
Edhe pse kane kaluar gjashte vjet nga krimi i ndodhur, ende nuk eshte arritur qe te zbulohet emri i ekzekutorit te 25 vjecarit Enton Shqypi, i denuar me pare per krimin e vrasjes. Burime nga prokuroria thane, per gazeten "KJ", se do te rihetojne materialet dhe do therrasin per deshmi te gjithe personat qe kane dijeni, emrat e te cileve gjenden ne dosje. Mesohet se ne te ka edhe gjurme gishterinjsh dhe elemente qe mendohet se mund te zbardhin ekzekutoret. Madje, dyshohet se autoret jane persona qe njiheshin si rivale te Shqypit dhe se ishin hakmarre per nje krim qe 25-vjecari kishte qene i perfshire. Burime nga policia thane dje se gjate kohes kur ndodhi ngjarja u bene disa shoqerime te dyshuarish, por nuk pati te ndaluar per mungese te provave. Madje, u fol edhe per perfshirje ne trafiqe, por kjo piste u rrezua per shkak se Shqypi kishte vetem nje muaj i liruar nga qelia. Ne vendngjarje mesohet se eshte gjetur vetem nje gezhoje dhe elementet qe te conin ne zbardhjen e krimit kane qene te paket. Per kete shkak, policia e Komisariatit nr. 2, mbylli hetimet dhe i kaloi materialet prokurorise. Mesohet se ne dosje ekzistojne disa detaje qe mund te cojne ne zbardhjen e saj te plote dhe te autoreve.
6
Vjet me pare prane Kopshtit Botanik u gjet i ekzekutuar me plumb ne koke Enton Shqypi, 25 vjec, i cili sapo kishte dale nga burgu, ku kishte vuajtur denimin po per nje vrasje ne vitin 1996.