E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapet dosja e "Rruges se Kavajes"

Ekzekutimi i bujshem i Enton Shqypit prane Kopshtit Botanik ne kryeqytet, gjashte vjet me pare, rikthehet ne vemendjen e hetuesve. Prokuroria e Tiranes rihap dosjen e cilesuar pa autor dhe dyshon se autoret e krimit jane pjesetare te nje grupi te njohur kriminal dhe kane vepruar per hakmarrje e rivalitet mes bandave. Vetem nje muaj pasi ishte liruar nga burgu, ku vuajti denimin per vrasje ne vitin 1996, 25-vjecari eshte gjetur i ekzekutuar me nje plumb pas koke ne nje rrugice te lagjes Selite e Vogel, pak metra nga Liqeni Artificial. Momentet e para te hetimit, policia e Komisariatit nr. 2 hodhi dyshime per nje konflikt te rastesishem qe i riu kishte pasur gjate ndjekjes se ndeshjes ne stadium, por me pas ngjarja e gushtit te vitit 2002 u cilesua si nje atentat i paster, me qellime hakmarrjeje e larje hesapesh, qe kishin te benin me rivalitetin mes dy grupeve qe vepronin midis Rrugeve te Kavajes dhe Durresit. Shqypi ishte arrestuar ne vitin 1996 per vrasjen e Artur Hoxhatit dhe plagosjen e nje tjetri, ndersa njihej dhe si mik i Ervin Boroves.

Burime zyrtare te Prokurorise se Tiranes thane dje per gazeten "Koha Jone" se kishin rihapur dosjen e ekzekutimit te bujshem te Enton Shqypit gjashte vjet me pare. Nuk ka sherbyer ndonje kerkese e familjareve, deshmi apo prove e re e zbuluar, por thjesht qellimi per te zbardhur autoret e ketij krimi. "Besojme se ka prova te mjaftueshme qe flasin per autoret e mundshem dhe po bejme rivleresimin e materialeve ne dosje", thane hetuesit. Nderkohe qe, nese do te gjenden deshmi te personave qe kane dijeni per autoret, pritet te konkludohet ne deklarime te emrave dhe ne arrestime te te dyshuarve. Ne dosje mesohet se gjenden rrethanat e gjetjes se kufomes ne lagjen Selite e Vogel ne gusht te vitit 2002. Plaga e plumbit ne koke, fotografimet e kryera, detaje per hyrjen dhe daljen e plumbit, gjurmet e gishtave te gjetura, deshmi te familjareve dhe personave qe kane pasur dijeni dhe shoqerimet e disa te dyshuarve. Mesohet se dyshimet bien mbi nje grup rival qe eshte hakmarre ndaj 25-vjecarit te sapodale nga qelia, pasi ai njihej dhe si mik i Ervin Boroves, pjesetar i grupit te Rruges se Kavajes, i cili u vra gjate vitit 1999 prane bar "Rovena", ku dhe u plagos Ilir Bardhi. Borova u arrestua edhe gjate vitit 1996 si i dyshuar per vrasjen e Artur Hoxhatit, por me pas u denua Enton Shqypi si ekzekutor.

Per te gjetur detaje rreth aktivitetit te 25-vjecarit, policia e Tiranes e ka pasur mjaft te veshtire. Sipas hetimeve te kohes, Shqypi vepronte kryesisht ne Durres dhe kryeqytet, ndersa kishte dyshime se ishte pjese e grupit te Rruges se Kavajes. Sipas medias se kohes, me 4 nentor 1999, Ministria e Brendshme do te njoftonte arrestimin e Enton Shqypit, vetem 21 vjec. "Ai eshte autor i ekzekutimit te Artur Hoxhatit dhe i dyshuar per nje tjeter plagosje", njoftonte policia atekohe. Drejtesia e denoi dhe ai u izolua per te pakten gjashte vjet ne qeli. Sipas policise, ne ngjarje u akuzua si i perfshire edhe Ervin Borova, por nuk u provua. Per ngjarjen pati disa te ndaluar te tjere si bashkepunetore apo persona qe kane falsifikuar pasaporten e Shqypit pas krimit.

Ar.Qo


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›