E Diel, 1 Nëntor 2026

Sollaku u akuzua per dosjen "Shqypi"

Dosja e pazbardhur e vrasjes se Enton Shqypit, ne gusht te vitit 2002, vetem pak dite pasi ishte liruar nga burgu, eshte vene edhe ne vemendje te komisionit hetimor "Sollaku" i ngritur gjate vitit 2006-2007. Pervec krimeve te pazbardhura, ku perfshiheshin persona te cilesuar si anetare te grupeve te Rruges se Kavajes dhe Durresit, figuronte ekzekutimi i 25-vjecarit prane Kopshtit Botanik ne Tirane. Dosja eshte bere objekt diskutimi ne komision, ku ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku u akuzua se nuk kishte hetuar dhe zbardhur krimin pervec te tjereve. Dosja eshte rihetuar disa here, por me pas eshte mbyllur e cilesuar si "pa autor". Megjithese pati emra te dyshuar, nuk u krye asnje arrestim nga policia dhe prokuroria. Ne materialin e Komisionit Hetimor thuhet tekstualisht se "eshte ende e pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i vrasjes se shtetasit Enton Shqypi, me date 13 gusht te vitit 2002". Ne dokumente gjendej edhe ekzekutimi ne ish-Bllok i Ervin Boroves, i njohur si miku i Shqypit gjate vitit 1996, kur u akuzuan per disa krime te kryera se bashku ne Durres dhe Tirane. Vetem nje dite me pare prokuroria ka vendosur qe te rihap dosjen "Shqypi" dhe te shqyrtoje materialet qe gjenden te grumbulluara nga Policia Gjyqesore dhe agjentet e Komisariatit nr. 2 ne kryeqytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›