E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytet Laci dhjetera banesa e lokale nen uje

Pas permbytjeve te frikshme ne Shkoder e ka radhen qyteti i Lacit dhe periferia e tij. Reshjet e shumta gjate nates kane bere qe kanali i Lacit te dale nga shtrati dhe per pasoje te permbyse dhjetera banesa dhe lokale. Rrjedha e ujit ka depertuar ne katet e para te disa pallateve ne Lac por nuk ka shpetuar asnje nga bankat ne kete qytet. Banoret thone se kjo situate nuk ka ndodhur prej vitesh. Dy zjarrfikese jane perpjekur per te larguar ujerat por demet jane te medha. Me gjithe situaten e krijuar ne Lac ende nuk eshte ngritur Shtabi i Emergjences per te llogaritur demet dhe per te marre masa parandaluese ne nje situate te njejte. Permbytje ka pasur dhe ne fshatrat Gjoremn Zheje dhe Sanxhak. Pervec vershimit te perrenjve shkak eshte bere edhe bllokimi i kolektoreve dhe kanalizimeve ne qytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›