E Diel, 1 Nëntor 2026

Sodute dalin para gjykates akuzohen per mashtrim me te ardhurat

Personat pergjegjes te kompanise Star Airways qe lane per dite te tera udhetaret shqiptare ne toke akuzohen per mashtrim te shtetit italian me ane te falimentimit te kompanise italiane MyAir. Dje per here te pare Vicenco dhe Luka Sodu kane dale perpara gjykates se Vincences duke hedhur poshte akuzat e ngritura ndaj tyre e duke u deklaruar te pafajshem. Ata deklaruan se nuk kane pergjegjesi per kete akuze pasi kane respektuar ligjet italiane dhe nuk kane shperdoruar fondet publike. Sodu pronar i MyAir ne Itali dhe i nje sere kompanive te tjera mashtruese rezulton sipas investigimit te prokurorise italiane se kishte kaluar 8 milione euro ne Shqiperi per te themeluar Star Airways me fonde qe i kishte perfituar nga parate publike italiane me qellim hapjen e destinacioneve drejt Barit dhe Brindizit cka dyshohet se eshte mashtrim me fondet e shtetit italian. Ata akuzohen nga Prokuroria e Vincences urdhri i arrestit u leshua nga gjykata e qytetit italian si pergjegjes per falimentimin e kompanise se udhetimit ajror me kosto te ulet MyAir me qender ne kete qytet si edhe per falimentimin e kompanise bije Lte me qender ne Spanje. Per Sodute masat jane ndermarre edhe nga Policia Financiare e Vincences. Nga kerkimi i prokurorise italiane i cili eshte ende ne vazhdim rezultoi se perafersisht 8 milione euro ishin kaluar nga MyAir ne favor te kompanise se sapokrijuar shqiptare ne vitin 2009 me emrin Star Airways qe ishte krijimi i fundit i Luka Soduse qe ishte themelues edhe i kompanive Volari Alpi Eagles dhe i falimentimit te MyAir. Sipas shkrimit te Corriere della Serra qellimi ishte mashtrimi me te ardhurat e kompanive dhe me fondet publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›