E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Historia e letërsisë perse" në shqip

Fondacioni kulturor "Saadi Shirazi" përktheu dhe botoi në gjuhën shqipe librin "Historia e letërsisë perse", të autorit iranian Ahmed Tamimdari. Botimi i këtij libri bëhet me rastin e shpalljes së vitit 2009 nga ana e UNESCO-s si viti botëror i gjuhëve. Duke pasur parasysh kapacitetet e pranisë dhe së kaluarës të letërsisë perse në trojet shqiptare, ky libër do të shërbejë si një burim i përshtatshëm për të interesuarit dhe hulumtuesit shqipfolës të rajonit. Libri në fjalë u përkthye nga Abdullah Rexhepi, student shqiptar që vazhdon studimet për doktoraturë në gjuhë dhe letërsinë perse në Iran. Redaktimi i librit është bërë nga prof. dr. Jorgo Bulo. Në parathënie të këtij libri, drejtori i fondacionit kulturor "Saadi Shirazi", z. Shahrouz Falahatpisheh, shprehet se "...Letërsia perse është një thesar i madh dijesh dhe njohurish. Kjo letërsi ka mundur më së miri që të ruajë mësimet e saj dhe t‘i përcjellë ato te popujt, te kulturat dhe qytetërimet e tjera botërore. Letërsia perse është e njohur edhe në Shqipëri; shoqëria dhe kultura shqiptare e kanë njohur këtë letërsi para më shumë se gjysmë shekulli. Vepra të letërsisë perse si "Gjylistani dhe Bostani" i Sadiut, pjesë të zgjedhura nga "Shah Nameja" e Firdeusit, "Rubairat" e Omar Khajamit në këtë vend, janë përkthyer dhe botuar në mënyrë të vetvetishme."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›