E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKK, projekte e premiera të reja

Qendra Kombëtare e Kinematografisë prezantoi dje projektet dhe objektivat për vitin 2009, ku më i rëndësishmi cilësohet anëtarësimi i QKK-së në "Eurimage" në muajin mars. Gjithashtu Qendra e Kinematografisë synon që për vitin 2009 të zhvillojë më tej aktivitetet në kuadër të forumit ballkanik kinematografik SEE. Në bazë të afateve kontraktuale, parashikohet që për këtë vit, publikut shqiptar t‘i prezantohen pesë premiera të filmit artistik me metrazh të gjatë: "Ne dhe Lenini", "Kronikë provinciale", "Gjallë", "East-West-East" dhe "Muaji i mjaltit". Do të prezantohen edhe katër filma dokumentarë: "Ëndrra e Çamërisë", "Beratinus", "Viktor Gjika, poet i ekranit" dhe "Midis dy dasmave". Tre filmat e animuar që do të vijnë premierë këtë vit janë "Kamioni", "Guernica, tmerret e luftës" dhe "Fajtori". I vetmi film me metrazh të shkurtër që pritet të prezantohet para publikut është "Ngjarje në traget". QKK informon se edhe këtë vit do të zhvillohen tri festivale të filmit ndërkombëtar, që tashmë supozohet të jenë kthyer në një traditë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›