Shpresat dhe zhgënjimet e postkomunizmit
Për afro dy dekada me radhë, kemi folur dhe flasim për tranzicionin postkomunist, që do të thotë për një proces historik përmes të cilit shoqëria shqiptare dhe shoqëri të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë dalë nga komunizmi për t‘u bërë shoqëri të lira kapitaliste dhe demokratike. Si çdo transformim rrënjësor në jetën e një shoqërie, periudha postkomuniste ushqeu që në fillimet e saj shpresa të mëdha në radhët e shqiptarëve dhe popujve të tjerë evropianolindorë, shumë nga të cilat shpejt ua lanë vendin zhgënjimeve të thella. Në këtë ese analizojmë nga një perspektivë filozofiko-sociologjike burimin e shpresave të mëdha që ngjalli shembja e komunizmit, si edhe shkaqet e zhgënjimeve të thella në periudhën postkomuniste.
Zhgënjimet që mund të pësojë një individ apo një komb janë rrjedhojë e natyrshme e zhvillimeve stresuese në jetën e tyre. Por cilat zhvillime çojnë në zhgënjime dhe pse? Zakonisht, shkaqet e zhgënjimeve kërkohen në rezultatet e ngjarjeve dhe të zhvillimeve që ndodhin në jetën e gjithsecilit prej nesh, apo në jetën e shoqërisë dhe jo aq në shpresat që njerëzit paraprakisht varin në to. Natyrisht, në këto 18 vite të një shoqërie postkomuniste në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit, janë kryer transformime të thella në çdo sferë të jetës, por edhe kanë ndodhur ngjarje dhe ka pasur zhvillime, të cilat kanë shkaktuar zhgënjime të mëdha, cilado të kenë qenë shpresat fillestare të njerëzve. Këtu ne fokusohemi jo në rezultatet e proceseve dhe të ngjarjeve, por në vetë shpresat që ngjalli shembja e komunizmit. Argumenti që shtjellojmë është se shpeshherë zhgënjimet janë rezultat i paevitueshëm i vetë shpresave të fillimit, pasi vetë këto shpresa janë të parealizueshme. Herë të tjera, shpresa të caktuara krijojnë zhgënjim pikërisht në momentin kur ato mendohet se janë realizuar.
Përvoja e tranzicionit postkomunist në Evropën Qendrore dhe Lindore varion shumë nga njëri vend në tjetrin; po kështu variojnë edhe shpresat që ushqyen dhe zhgënjimet që provuan qysh nga fillimi i këtij procesi popuj të ndryshëm të këtij rajoni. Më poshtë, në mënyrë të përgjithësuar, përpiqemi të argumentojmë pse disa prej shpresave më të përhapura në fillimet e tranzicionit komunist herët a vonë ua lanë vendin zhgënjimeve të thella.
Shkaku i parë: Shumë njerëz besuan dhe shpresuan se me shembjen e sistemit komunist ai do të zëvendësohej brenda natës nga një sistem i konsoliduar demokratik, gjë që nuk ndodhi askund dhe nuk mund të ndodhte. Për më tepër, shumë nga tiparet e rendit të vjetër, sidomos mentalitetet e vjetra, vazhduan dhe vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot.
Shkaku i dytë është ai, të cilin mund ta quajmë ëndrra të pamundura. Në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës Lindore pati shumë njerëz, të cilët sinqerisht besonin se sapo rendi komunist të shembej, progresi drejt lirisë, demokracisë dhe prosperitetit do të ishte linear dhe i pandalshëm. Zhgënjimet që rezultuan kur u kuptua se kjo ishte praktikisht e pamundur, ishin në proporcion të drejtë me shkallën në të cilën njerëzit besonin këtë ëndërr. Nëse shpresat te të cilat njerëzit besojnë me pasion nuk realizohen, kjo natyrisht krijon deziluzione. Sa më të mëdha të jenë shpresat dhe sa më i sinqertë të jetë besimi në realizimin e tyre, aq më i thellë është deziluzioni që provohet nga dështimi i tyre.
Shkaku i tretë më kujton aforizmin e një filozofi amerikan, i cili thotë: "Nuk ka asnjë arsye të supozojmë se e vërteta, kur e zbulojmë atë, do të jetë domosdo interesante për ne". Në analogji me këtë aforizëm, mund të themi se ne s‘kishim asnjë arsye të supozonim se demokracia postkomuniste, shteti ligjor dhe ekonomia e tregut do të ishin domosdo diçka atraktive për të gjithë. Qysh nga fillimi i tranzicionit postkomunist (madje edhe në vendet që kanë pasur tranzicionin më të lehtë dhe më të suksesshëm), ka pasur dhe vazhdon të ketë njerëz, të cilët mendojnë të kundërtën dhe ushqejnë nostalgji për sistemin e vjetër. Për ta, çdo gjë që ka ndodhur pas shembjes së komunizmit është një zhgënjim i madh.
Shkaku i katërt mund të thuhet se ka të bëjë me natyrën moniste të shpresës dhe pluralitetin e zhgënjimeve. Isaiah Berlin, një ndër mendimtarët liberalë më të shquar të shekullit të 20, ka thënë se jo çdo gjë që ne dëshirojmë do të jetë në harmoni me të gjitha gjërat e tjera që duam të arrijmë dhe të kemi. Këtë e konfirmon më së miri edhe eksperienca e vendeve postkomunistë. Shumë shpresa të fillimit ishin "moniste", në kuptim që i jep kësaj fjale Isaiah Berlin: fundi i komunizmit do të mundësonte krijimin e çdo gjëje që popujt e Evropës Lindore dëshironim dhe të asgjëje që ishte apo është e padëshiruar për ta. Në të vërtetë, ajo çfarë ndodhi pas shembjes së komunizmit ishte një dukuri mjaft komplekse. Ndërsa shumë gjëra që rezultuan nga përmbysja e sistemit të vjetër ishin rezultati i pritur dhe i dëshiruar nga të gjithë, kishte dhe vazhdon të ketë dukuri, të cilat ishin dhe mbeten të padëshiruara për shoqërinë apo për grupe të caktuara të saj. Ky ndoshta është një tipar universal i kushteve të jetës shoqërore, të cilin s‘mundet ta evitojë dot as postkomunizmi.
Shkaku i pestë më kujton zhgënjimet që rezultojnë nga martesa. Ka njerëz, të cilët mendojnë se martesa u ka plotësuar atyre të gjitha nevojat dhe dëshirat që kanë, por me kalimin e kohës kuptojnë se ata nuk janë tërësisht të kënaqur prej saj. Në analogji me këtë, mund të thuhet se, edhe pse disa nga shpresat që ngjalli periudha postkomuniste në popujt e Evropës Lindore janë realizuar, kjo nuk ka mundur t‘i shmangë deziluzionet për to. Sistemi komunist është përmbysur dhe s‘mund të rikthehet më, liria e fjalës është bërë realitet, radhët e dikurshme në dyqane janë zhdukur, produktet ushqimorë dhe mallrat e konsumit gjenden me bollëk, kushtet e jetesës janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme për një pjesë të madhe të popullsisë, kapitali i huaj ka hyrë në çdo vend, por megjithatë, shumë njerëz vazhdojnë të mbeten të zhgënjyer nga zhvillimet e derisotme. Kjo vjen ngaqë edhe pse shumë nga arritjet e para të postkomunizmit ishin vërtet spektakolare (zgjedhjet e para pluraliste, çmontimi i aparatit të vjetër shtetëror, liria e fjalës dhe e shtypit, fytyrat e reja që dolën në skenën politike, hartimi i kushtetutave të para postkomuniste, restaurimi i pronës private, reformimi kapitalist i ekonomisë etj.), me kalimin e kohës këto arritje filluan të merren si të mirëqena dhe qytetarët natyrshëm filluan të kërkojnë më shumë. Retorika antikomuniste nuk mund të shërbente pafundësisht për të legjitimuar qeveritë e reja dhe steka ngrihej gjithnjë e më lart, çka do të thotë se me kohë, probleme të reja filluan të shtrohen dhe të kërkojnë zgjidhje të kënaqshme. Dhe pasi atyre u gjenden zgjidhje, të tjera probleme shtrohen për zgjidhje në një shoqëri postkomuniste, e cila është në evolucion të pandërprerë.
Shkaku i gjashtë: Shumë iniciativa dhe reforma postkomuniste janë pritur me zhgënjim, jo vetëm për shkak se ato kanë dështuar të kënaqin shpresat jorealiste apo të parakohshme të tyre, por edhe sepse vetë këto iniciativa apo reforma ndonjëherë janë ndërmarrë për t‘u dhënë zgjidhje të pamenduara mirë problemeve të rëndësishme të shoqërisë. Zgjidhje të pamenduara mirë mund të krijojnë dhe kanë krijuar thuajse kudo probleme të reja në vend që të zgjidhnin të vjetrat, duke i bërë kështu edhe më të thella zhgënjimet që vazhdojnë të përjetojnë shumë qytetarë në vendet postkomuniste.
Shkaku i shtatë: Ishte diçka e natyrshme (dhe e drejtë) t‘ia atribuoje shumë prej gjërave më të këqija të komunizmit shtetit të gjithëfuqishëm dhe monopolit të tij në çdo fushë të jetës. Diagnoza e sistemit komunist me të gjitha të këqijat e tij, në mënyrë logjike do të çonte në përfundimin se, për të krijuar një shoqëri vërtet të lirë, roli i shtetit duhej të minimizohej në mënyrë drastike. Madje shumë njerëz besonin dhe vazhdojnë të besojnë se sa më shumë të kufizohet roli i shtetit në shoqërinë postkomuniste aq më mirë është. Për fat të keq, ajo që ndodhi në disa prej shoqërive më të varfra dhe më të prapambetura postkomuniste ishte pikërisht ky ― minimizimi i rolit të shtetit. Shumë shpejt, sidoqoftë, frikës nga shteti ia zuri vendin frika nga pasiguria dhe krimi (real apo i imagjinuar). Njerëzit, të cilët jetesën e tyre e përballojnë vetëm me pagën apo pensionin që marrin nga shteti, janë ndeshur kudo me buxhete që tkurren. Shteti postkomunist në shumë vende e ka pasur dhe e ka të vështirë të mbledhë taksat për buxhetin e vet, me anë të të cilit të paguajë punonjësit dhe shërbimet e tij. Nga ana tjetër, shumë nga asetet e çmuara të shtetit komunist, përfshirë edhe sektorë të tërë të ekonomisë, në disa vende u shitën apo u privatizuan fare lirë nga oligarkë apo biznesmenë vendas apo të huaj. Tranzicioni postkomunist duket se rikonfirmoi një të vërtetë, e cila në mënyrë inherente karakterizon çdo shoqëri njerëzore: e kundërta e një gjëje të keqe (komunizmi), nuk mund të ishte domosdo një gjë vetëm e mirë (postkomunizmi), apo njëlloj e mirë për të gjithë.
Shkaku i tetë më kujton një shprehje në anglisht, e cila thotë: "There‘s no such thing as a free lunch" (Nuk ka drekë falas). Shumë njerëz, në mënyrë naive, menduan se me shembjen e komunizmit dhe krijimin e një shoqërie të lirë, çdo gjë që ata shpresonin të arrinin do të ishte "free" për ta, pra nuk do të kushtonte asgjë. Në të vërtetë, shumë nga reformat që ndërmori shteti postkomunist, kishin dhe vazhdojnë të kenë një kosto të lartë për qytetarët, gjë që natyrshëm ka krijuar dhe vazhdon të krijojë zhgënjime të shumta. Kjo, në një kuptim real të fjalës, mund të thuhet se ka provuar dështimin e vetë teorisë sociale mbi tranzicionin, e cila nuk arriti të parashikojë koston e lartë (e shprehur si pabarazi, dislokim social, psikik dhe ekonomik i një pjese të madhe të anëtarëve të shoqërisë dhe shumë dukuri të tjera) që do të shoqëronte transformimin ekonomik dhe politik të shoqërisë postkomuniste dhe zhgënjimet që do krijonte ky proces në segmente të gjera të popullsisë.
• • •
Jo si shkak të fundit, por si një argument mbyllës për këtë ese, dëshiroj të përmend një pohim të Zbigniew Brzezinskit, një shprehje të njohur të Çu En-Lait dhe një mendim të Kadaresë. Më parë, sidoqoftë, dëshiroj të theksoj se studiuesit e shkencave sociale nuk shquhen për parashikimin e fenomeneve dhe ngjarjeve të mëdha shoqërore. Për shembull, asnjë nga ekspertët sovjetologë, në Perëndim apo në Lindje, nuk mundi të parashikojë përmbysjen e sistemit komunist në Bashkimin Sovjetik dhe në Evropën Lindore dhe sidomos mënyrën paqësore të shembjes së tij, jo vetëm në fillim të viteve 1980, por as në fund të asaj dekade. Nëse asnjë nga teoritë sunduese dhe metodologjitë e studimeve sovjetologjike nuk ishte në gjendje të parashikonte që një shtet jashtëzakonisht i madh, i fuqishëm dhe imperial, si Bashkimi Sovjetik, do të shembej tërësisht dhe me një shpejtësi të mahnitshme, arsyeja mbetet të jetë produkt i një deficience sistemike. Në shkencë, një deficiencë e tillë, siç kanë argumentuar në mënyrë të shkëlqyer Robert Merton dhe Thomas Kuhn, e ka origjinën te një paradigmë dominuese, e cila ka të bëjë me fokusin e studimit dhe të analizave, me metodat sunduese të kërkimit dhe të arsyetimit, me "supozimet dhe imazhet" konvencionale, me "konceptet dhe hipotezat" si edhe me modelet dhe shpjegimet e pritshme të shkakësisë, të cilat pranohen thuajse nga të gjithë shkencëtarët derisa një revolucion në shkencë sjell një pikëpamje krejt të re.
Në fillimet e tranzicionit postkomunist ishin të shumtë ata që besuan se vendosja dhe konsolidimi i një rendi demokratik do të ishte diçka relativisht e lehtë dhe e shpejtë dhe se shteti ligjor, barazia dhe prosperiteti nuk do vononin të bëheshin tipare të shoqërisë postkomuniste. Një shpresë e tillë ishte qysh në fillim e destinuar të dështonte dhe të zhgënjente shumë. Siç kam venë në dukje edhe më parë, vizioni fillestar mbi tranzicionin postkomunist ishte tepër rozë, ndërsa parashikimet e bëra nga shumica e politikanëve dhe ekonomistëve perëndimorë dhe nga shumë akademikë ishin tepër euforike. Shpresat dhe parashikimet mbizotëruese mbi tranzicionin postkomunist kanë qenë, përgjithësisht, të mbështetura në supozimin naiv se institucionet demokratike dhe ato të tregut të lirë do të ishin lehtësisht të eksportueshme si një "model" dhe të transplatueshme në ish-shtetet komuniste dhe se procesi i tranzicionit në këto vende do të zgjaste vetëm rreth pesë vjet. Përveç kësaj, situatat specifike që ekzistonin dhe ekzistojnë në çdo vend të veçantë nuk u morën sa duhet parasysh, çka ushqeu besimin naiv se ajo që i shkon për shtat Polonisë apo Hungarisë, u shkon njëlloj për shtat edhe vendeve të tjera të këtij rajoni. Koha ka provuar se asnjëri nga këta skenarë nuk është realizuar. Dështimin e këtyre supozimeve, shpresave dhe iluzioneve euforike të Perëndimit dhe të vetë popujve evropianolindorë e ka pohuar më qartë se kushdo Zbigniew Brzezinski, i cili qysh më 1995, shkruante: "Ne e kemi mbivlerësuar ritmin e tranzicionit postkomunist. Ne tentuam të supozojmë fillimisht se disa modifikime, kryesisht të karakterit ekonomik që do të inicionin një ekonomi të lirë tregu, do të krijonin jo vetëm një treg të lirë dhe stabël, por edhe një demokraci funksionale. Tashmë ne e dimë se këto dy procese janë shumë më kompleks nga sa supozuam fillimisht dhe se demokratizimi i vërtetë dhe një transformim ekonomik i vërtetë do të zgjasin ndoshta po aq sa zgjati edhe faza ideologjikisht e motivuar e vetë rendit komunist. Në rastin e Rusisë, kjo mund të kërkojë afërsisht 30 vjet. Në rastin e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, kjo periudhë mund të jetë disi më e shkurtër, por, gjithsesi, përtej caqeve të asaj që supozuam ne fillimisht".
18 vjet janë një periudhë relativisht e shkurtër në jetën e një kombi dhe të pamjaftueshëm për zhvillimin dhe konsolidimin e institucioneve të cilitdo rend ekonomiko-shoqëror. Kur e pyetën një herë Çu En-Lain se ç‘mendonte ai për pasojat e Revolucionit Francez, ai u përgjigj: "Është akoma shpejt të flasim për to". Ismail Kadare, nga ana e tij, ka vënë në dukje se është ende shumë herët të flitet për shkaqet e shembjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik dhe për pasojat e kësaj ngjarjeje epokale. Ai argumenton se "largësia që na ndan prej tij është ende e vogël për të zotëruar dhe gjykuar gjithë peizazhin e historisë midis të cilit ai lindi, u zgjerua, u zhvillua dhe u shemb. Ekrani i ngjarjeve është tepër pranë për të kapur përmasat dhe saktësinë e tyre. Ende nuk dihen fitoret dhe disfatat e tij, sepse pikërisht për arsyet që u përmendën më lart syri mund të gabojë, dhe aty ku ai është fitimtar mund të duket si i mundur dhe përkundrazi, aty ku ngjan i pamposhtur, mund të jetë thyer ndërkaq".