E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos me thikë kunatin, prangoset 34-vjeçari

Plagos me thikë vëllain e gruas, prangoset nga
policia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan
të Pukës dhe ka për protagonist 34-vjeçarin Pjetër
Marku. Burime nga policia bëjnë të ditur se kunati
i Markut, me inicialet Z.D., kishte shkuar në
shtëpinë e tij, për të sqaruar konfliktet që 34-vjeçari
kishte me të shoqen. Dhuna e vazhdueshme
fizike ka detyruar të vëllain e bashkëshortes së
Markut të shkonte në shtëpinë e këtij të fundit
për të gjetur një rrugëzgjidhje. Por, me sa duket,
kjo ndërhyrje nuk është pëlqyer nga 34-vjeçari,
i cili, pas një debati të ashpër me fjalë, është
konfrontuar fizikisht dhe më pas ka plagosur me
thikë "mikun e shtëpisë". Kunati është plagosur
lehtë në këmbë dhe pas mjekimit, është jashtë
rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, autori është larguar
nga vendngjarja për t‘iu fshehur policisë, por pak
minuta pas ngjarjes uniformat blu kanë mundur
të prangosin autorin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›