E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukaj, më 2 gusht firma për Genclerbirligi

Xhevair Sukaj mund të quhet lojtar i skuadrës turke Genclerbirligi. Sulmuesi 20-vjecar do të firmosë, më 2 gusht nj kontratë dyvjecare me opsion shtyrje edhe për në vit tjetër. Sukaj, një nga sulmuesit e talentuar e shkollës shkodrane të futbollit, në Superligë është aktivizuar me Vllazninë (74 ndeshje, 19 gola)dhe Elbasanin (4 ndeshje).
Për Sukajn, i cili realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Vllaznisë me Koperin në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Kupës UEFA, së fundi shfaqi interesim edhe Palermo e Serisë A, skuadër ku luan portieri Saimir Ujkani, e që zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar Edgar Cani, të huazuar së fundi te Askoli në Serinë B.
Sukaj ka kërkuar për të firmosur kontratën një shumë që varion nga 600 mijë dollarë (kaq ofron Genclerbirligi) e deri të 750 mijë dollarë (sa kërkon vetë lojtari).
Lojtari i Kombëtares U-21 do të luajë ndeshjen e fundit me Vllazninë, më 31 korrik, kur ekipi i drejtuar nga Agim Canaj do të përballet në "Loro Borici" me sllovenët e Koperit, një sfidë ku dhe barazimi e con Vllazninë për herë të parë në turin e dytë të Kupës UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›