E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, Bashkia e Tiranes ndihmon dy motrat jetime

Enkeleda dhe Irisa Kruja dy motra qe mbeten pa baba pas tragjedise se Gerdecit, kishin humbur besimin per te ardhmen e tyre dhe te familjes pasi mundesite financiare shteruan.

7 muaj nga kjo tragjedi, nje iniciative e Bashkise se Tiranes u ka rikthyer atyre endrren per te ndjekur shkollen e larte ne nje universitet privat.

Pas nje vizite ne shtepine e dy motrave jetime kryetari i bashkise, Edi Rama dhe stafi i tij vendosen te mblidhnin fonde per t’i dhene nje mundesi ashtu si bashkemoshataret e tyre.

Tashme ato jane te lira te zgjedhin degen qe preferojne. Enkeleda ka zgjedhur te ndjeke degen e marredhenieve me publikun, ndersa Irisa ende nuk ka vendosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›