Historike, kombëtarja U17 në turin tjetër të Europianit
Kombëtarja U 17 e Shqipërisë është kualifikuar për në raundin tjetër të kampionatit europian, pas barazimit 1-1 me Estoninë në Talin. Kuqezinjve u mjaftonte një barazim në këtë sfidë, pasi më parë ata kishin mundur Sllovakinë në shifrat 2-1.
Ndeshja është vendosur nga dy gola të realizuar në pjesën e dytë. Amri Jonuzi realizoi për kombëtaren U17 të Shqipërisë nga pika e penalltisë, në minutën e 52-të të ndeshjes, duke mposhtur portierin estonez Karofeld. Ndërkohë, vendasit barazuan 10 minuta para fundit me Kaspar Paur, por ky rezultat ka qenë i pavlefshëm për ta, duke qenë se nuk kishin asnjë pikë.
Një “nder” Shqipërisë i ka bërë edhe Gjermania, e cila si gjithnjë, nuk ka toleruar asgjë në fushën e lojës përballë Sllovakisë. Një fitore e sllovakëve në këtë ndeshje do të nxirrte jashtë kuqezinjtë, por në të vërtetë gjermanët kanë fituar 2-0 duke e mbyllur grupin me pikë të plota. Në vend të dytë u rendit Shqipëria me 4 pikë, e treta Sllovakia me 3 pikë dhe në vend të fundit, Estonia me vetëm 1 pikë.
Të mërkurën paradite, kombëtarja U17 e Shqipërisë do të mbërrijë në Tiranë. Për herë të parë ajo drejtohet nga nga një trajner i huaj, ndihmësi i Josip Kuzhe Xhemal Mustedanagiç. Një tregues se në ekipet e moshave, shpesh mjafton pak vullnet për të arritur suksese, ndryshe nga ç’ka ndodhur me edicione të mëparshme, kur ndeshjet e të rinjve kanë përfunduar edhe nën akuzë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)