E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hit paredi gjerman, Ledina Celo le pas Madonen



Ledina Celo, nje nga kengetaret me te dashura shqiptare, qe prej vitesh jeton dhe ushtron profesionin e saj edhe ne Gjermani, ka shenuar atje sukses me kengen e saj te re.

Kenga "Can you touch me baby", eshte klasifikuar ne toplistat gjermane ne nje pozicion mjaft te favorshem. Web faqja www.deutsche-dj-playlist.de, nisur nga degjimet dhe votat e publikut e ka renditur Ledinen te 47-en nder 100 kenge qe jane bere pjese e ketij klasifikimi. Ledina ka lene pas emra te medhenj te muzikes boterore si Madonna, e cila eshte renditur e 50- ta me kengen "Girl Gone wild". Megjithese vetem nje web faqe, ky sukses duket si ogur i mire per karrieren nderkombetare te Ledines.Pikerisht kete kenga Ledia e lancoiu per here te pare para publikut te saj shqiptar si e ftuar speciale ne nje prej mbremjeve live te talent shoe "X-Factor Albania". Qe ne momentin e pare te prezantimit kjo kenge u prit mjaft mire dhe sic duket nuk ka qene vetem dashamiresie e publikut shqiptar, qe u duk se i kishte munguar kengetarja bukuroshe, e cila duket se nuk e kishte humbur aspak sharmin e saj edhe pse eshte bere nene, por kenga "Can you touch me baby", eshte vertet nje kenge shume e pelqyer. Sic ka bere te ditur edhe vete Ledina para pak kohesh ne nje interviste te dhene per gazeten tone, ajo shume shpejt do te jete ne Tirane, per te vene ne jete projekte muzikore, te cilat ia ka premtuar me heret publikut te saj te zemres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›