E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantet: Provimi i Letersise, ne nivel mesatar



Mijera maturante i jane nenshtruar dje provimit te pare me detyrim, atij te Letersise dhe Gjuhes shqipe. Kane hyre mjaft te emocionuar e madje edhe me ankth ne provim, pa e patur idene se c'i priste, por kur kane dale nga provimi, ata kane qene mjaft te lehtesuar. "ishte test me nivel mesatar, per te mos thene qe ishte i lehte", shprehen maturantet Kozma Pira dhe Albion Duka, teksa dalin nga ambientet e shkolles "Cajupi", ku edhe kane kryer studimet e mesme. Te pyetur nese testet kishin nivele te ndryshme veshtiresie, maturantet shprehen se te gjitha testet ishin te nje lloj niveli, pra te atij mesatar. "Testet kishin te ngaterruara vetem alternativat, ne menyre qe nxenesit te mos kopjonin", shprehen disa maturante. Me se shumti, ata kane hasur veshtiresi ne ese, pasi ka qene me teme filozofike. Eshte pikerisht eseja ajo qe i shqeteson, pasi ajo ka 8 pike ne vleresim. Maturantet Kozma Pira dhe Albion Duka, rrefejne se jane nxenes jo te mire, por kane shprese se do te marrin nje note me teper sesa ne mesataren e vleresimit qe kane marre gjate viteve te shkolles se mesme ne Letersi. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka ndjekur ecurine e ketij provimi ne qytetin e Durresit. Ai tha se teza ishte mesatare dhe synimi ka qene qe ajo te perfshije te gjithe nivelet e nxenesve. "Matura shqiptare po shkon drejt konsolidimit. Ky eshte viti i shtate i zbatimit te saj, standardi i saj eshte permiresuar. Une jam i bindur se procesi do te ruaje integritetin si cdo vit tjeter dhe kete vit do te rritet standardi edhe me tej",-tha ministri. Rezultatet e provimit te Letersise do te dalin pas 10 ditesh. Provimi i radhes per maturantet eshte ai i matematikes me 16 qershor, ndersa ato me zgjedhje zhvillohen ne daten 30 qershor. Formulari A2 per pranimet ne universitetet publike do te plotesohet pasi maturantet te kene ne duar te gjitha notat e provimeve te matures. Ky vit eshte i pari qe nxjerr maturante me sistemin e ri te shkolles se mesme me nje kurrikule te re, qe zgjat 3 vjet dhe jo me 4 sic ishte me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›