Zhaku ironizon festimet e 100 vjetorit te Pavaresis, gjen paradokse
Inida Gjata ose sic njihet nga te gjithe Zhaku, ka shfrytezuar faqen e saj te Facebooku-t per te kerkuar mbeshtetjen e fansave dhe miqve, te cileve ju kujton qe ta votojne ne konkursin ku ajo momentalisht eshte pjesemarrese "DETS". Zhaku ju eshte drejtuar te gjitheve miqve te saj, me nje leter te hapur ku ironizon festimet qe po organizohen ne Shqiperi me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise dhe ku pjese te vlerave ben edhe konkurrimin e saj ne "DETS". Irida kerkon mbeshtetje pasi mendon se duhet ta fitoje kete konkurrim, sepse ka disa projekte per te realizuar dhe duke dashur qe te jape edhe mendim e saj ne lidhje me votimet ne Shqiperi. Ja cfare ka shkruar Zhaku. "Kete leter e shkruaj me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Mes ketij absurditeti qe na rrethon, ku me rastin e 100 vjetorit neper aktivitete kulturore, perkujtohet Skenderbeu . Apo ku ne vend te rikujtohet e plote historia jone 100 vjecare, ngecim deri tek kenget e vallet popullore e tek flamuri i Ismailit me shoke, etj....nderkohe qe pergjate ketij shekulli eshte shkelur Kushtetuta e ligji dhe te drejtat tona, hapur fare nga financuesit e ketij absurditeti. Brenda kesaj vorbulle nuk mund te mos futej edhe pjesemarrja ime ne "Dancing with the Stars", e cila ka vetem 2 jave nga finalja ku shpallet fituesi i edicionit te 3. Arsyeja pse po ju shkruaj kete leter eshte qe t´ju them, se duke e ditur fare mire se sa e pavlefshme eshte vota ne Shqiperi, besoj se edhe ne rast se do te ndjeni simpati per mua si personazh, nuk do te votonit , pasi nuk besoni tek vota dhe fuqia e saj. Dhe keni te drejte, pasi ky sistem shoqeror, politik, mediatik eshte ne pas vdekjen e vet dhe kuterbimi ka kapur hundet e te gjithe njerezve. Mirepo, ne kete rast, une do t´ju kerkoja te votonit per mua gjate 2 javeve te fundit. Jo per mua, por per ate qe do te mundesonte kjo fitore e imja. Do te krijohej mundesia qe , pervec projekteve te mia televizive, artistike te mund te krijoja dhe nje fondacion te Shqiptareve ne Shqiperi dhe neper bote , te cilet do te mund te perkrahnin projekte ne dobi te komuniteteve ne nevoje. psh. Nje studio foto dhe kinematografike per komunitetin e shurdhmemeceve , te cilet do te mund te perftonin nje profesion si foto dhe videoreportere te pavarur te cilet do te krijonin reportazhe mbi komunitetet e tjera ne nevoje dhe mbi realitetin shqiptar. Keto materiale do te postohen ne eeb sitin e qendres dhe do te nxisin projekte zhvillimi per te gjitha komunitetet e tjera te paperkrahura, apo te diskriminuara. Nuk do doja te fitoja pa e merituar, por meqenese perkrahja ka qene shume e madhe keto kohe, besoj se votat tuaja do te me shpinin drejt fitores. Ama, vetem nese jane vota me dashuri :) Mund te votoni gjate gjithe javes , por te enjten gjate spektaklit vetem gjate kohes se kercimit dhe ballafaqimit me jurine. Ju puth dhe falenderoj universin qe ju kam", ka perfunduar Irida e cila sigurisht qe mes notave te humorit ka futur edhe ironine qe e karakterizon.