E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim buze detit, Batoni keshillon Ramen para takimit me Berishen?



Ne kulmin e debatit presidencial dhe kur pritet produkti i takimit mes Rames dhe Berishes, kreu i PS-se ka zgjedhur te largohet nga Tirana dhe te qendroje ne Kavaje. Mbremjen e djeshme, sic shihni ne keto foto ekskluzive te "Koha Jone", z.Rama kaloi disa ore shetitjeje.

Ndryshe nga sa pritjet, ne pasditen e se shtunes Rama nuk ka pasur afer tij asnje prej njerezve te besuar ne Partine Socialiste dhe as keshilltaret qe e shoqerojne gjate diteve kur priten vendime te rendesishme nga selia roze. Rama eshte fotografuar me gazetarin e njohur Baton Haxhiu teksa kane qene duke biseduar pergjate plazhit. Takimi eshte bere ne fshatin turistik "Laguna Blu" ne Qerret te Kavajes. Nuk dihen detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre, por zhvillimet politike, qendrimet e PS dhe procesi i zgjedhjes se presidentit jane ceshtje qe nuk mund te kene munguar gjate takimit. Baton Haxhiu eshte nje prej gazetareve dhe opinionisteve me me ndikim, jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi. Ndoshta, para takimit me kryeministrin Sali Berisha, kreu i PS-se ka zgjedhur te keshillohet me nje njohes te mire te zhvillimeve politike sic eshte gazetari Haxhiu.

Mes Rames dhe Haxhiut ekziston nje miqesi e hershme dhe konsideratat per njeri-tjetrin, nuk kane munguar edhe ne publik. Ne nje prej prononcimeve te fundit ne media, gazetari dhe opinionisti Baton Haxhiu ka shprehur konsideratat e tij per Edi Ramen dhe per qendrimet e tij te fundit ne lidhje me kreun e shtetit. Nderkohe qe Rama nuk ka harruar gjate vizites se tij ne Kosove pak muaj me pare, te vleresoje kontributin e Haxhiut si publicist ne fushen e medias.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›