Thaçi: KFOR'i ta zbatojë sundimin e ligjit në veri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga paqeruajtësit ndërkombëtarë që ta zbatojnë sundimin e ligjit për të siguruar liri të lëvizjes “në të gjitha territoret e Kosovës”.
“Ne dëshirojmë ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie", tha Thaçi, siç transmeton Evropa e Lirë.
Gjatë një vizite në Vushtrri, Thaçi tha se veprimet për veriun “janë të koordinuara ndërmjet komunitetit ndërkombëtar dhe qeverisë së Kosovës”.