E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa League, vështirë për Canën dhe Xhakën

Kampioni në fuqi Atletico Madrid në edicionin e ri të Europa League do të garojë në Grupin B me Hapoel tel Avivin, Victoria Plzenin dhe Academica de Coimbra.

Shorti që u tërhoq sot në Monaco caktoi 12 grupet që do të formojnë edicionin e ri të garës. Shorti doli i lehtë për Interin dhe Napolin, por disa skuadra tjera i presin betejë e vërtetë për të vazhduar garën.

Lazio e Lorik Canës gjendet në Grupin J me Tottenhamin, Panathinaikosin dhe Mariborin. Kurse, Borussia Monchengladbach, skuadra e re e Granit Xhakës do të garojë në Grupin C me Marseillen, Fenerbahcen dhe AEL Limassolin.

Grupi A: Liverpool, Udinese, Young Boys, Anzhi

Grupi B: Atletico Madrid, Hapoel Tel-Aviv, Victoria Plzeň, Academica de Coimbra

Grupi C: Marseille, Fenerbahçe, Borussia Mönchengladbach, AEL Limassol

Grupi D: Bordeaux, Club Brugge, Newcastle, Maritimo

Grupi E: Stuttgart, Copenhagen, Steaua Bucarest, Molde

Grupi F: Psv, Napoli, Dnipro, AIK Stokholm

Grupi G: Sporting Lisbon, Bsel, Genk, Videoton

Grupi H: Inter, Rubin Kazan, Partizan, Neftçi

Grupi I: Lyon, Athletic Bilbao, Sparta Praga, H. Kiryat Shmona

Grupi J: Tottenham, Panathinaikos, Lazio, Maribor

Grupi K: Bayern Leverkusen, Metalist, Rosenborg, Radip Vienna

Grupi L: Twente, Hannover, Levante, Helsingborg

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›