Carroll huazohet në West Ham

Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll i është bashkuar West Ham Unitedit në formë huazimi për një vit.
23 vjeçari, reprezentues i Anglisë u bind të largohet nga Anfield Road nga menaxheri i ri Brendan Rodgers i cili ia bëri të qartë se nuk zë vend në planet e tij. “Është ndjenjë e mirë të jem këtu në West Ham”, deklaroi Carroll. “Dua të luaj dhe të shënoj sa më tepër gola. E njoh mirë menaxherin dhe disa prej futbollistëve”, u shpreh ai.
Carroll luajti për menaxherin e West Hamit, Sam Allardyce në Newcastle United. Sulmuesi po ashtu ishte bashkëlojtar me kapitenin e Hammers, Kevin Nolan te Newcastle.