Man Utd mban Rooneyn

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, David Gill ka mohuar spekulimet se Wayne Rooney mund të largohet nga klubi duke insistuar se sulmuesi anglez “nuk është në shitje” për qfarëdo çmimi.
Rooney i cili është aktualisht i lënduar, spekulohej me largim nga Old Trafford. Por, Gill i dha fund dyshimeve rreth të ardhmes së Rooneyt në klub.
“Wayne nuk do të shitet dhe mohoj kategorikisht se kemi qenë në bisedime me ndonjë klub rreth largimit të tij. Ai ka kontratë afatgjate me ne dhe është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”, deklaroi Gill për tabloidin The Sun.