Hitzfeld thërret katër shqiptarë

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 13:13
Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld të premten e ka publikuar listën futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Bullgarisë, e cila do të zhvillohet më 6 shtator në kuadër të eliminatoreve për Euro 2012.
Në mesin e të ftuarve për këtë takim janë edhe katër futbollistë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka.
Mirëpo, seleksionuesi i ekipit zviceran për këtë ndeshje nuk e ka ftuar fare Valon Behramin.
Për duelin ndaj bullgarëve, ftesë nuk ka marrë as Beg Ferati, i cili me Zvicrën debutoi para pak javësh në miqësore ndaj Litenshtajnit.